Menaxherja e shitjes së Oriflame për Kosovë Filloreta Brahimi ka realizuar një prezantim në lidhje me “Business Opportunity” dhe “Digital Entrepreneurship” për studentët e Kolegjit AAB. Ajo njoftoj studentët për këtë mundësi e cila do jetë një nga mënyra për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm profesional. Kompania Oriflame ju ofron studentëve mundësinë të fillojnë karrieren e tyre dhe te krijojnë një përvojë pune paralelisht me rrugëtimin e tyre te studimeve, duke krijuar kështu një mundësi të favorshme sidomos për studentet e fushës së ekonomisë që të kyçen në tregun e punës dhe paralelisht me studimet ta praktikojnë aktivitetin ekonomik.
Përveç kësaj ata do gjenerojnë të ardhura financiare ndërkohë që mësojnë më shumë për digital entrepreneurship, digital sales, e-commerce.