Strategjistja e marketingut Daniela Bárcenas zhvillon ligjëratë në Fakultetin Ekonomik

27 Prill 2026

Në kuadër të lëndës “Biznes Digjital”, Fakulteti Ekonomik ka organizuar ligjëratë me të ftuar Daniela Bárcenas, strategjiste e marketingut dhe autore.

Gjatë ligjëratës, u trajtuan çështje rreth strategjive të mediave sociale dhe menaxhimit të komunitetit, duke theksuar rëndësinë e komunikimit digjital, angazhimit të audiencës dhe ndërtimit të pranisë së brendeve në platformat online.

Ndërkaq, Daniela Bárcenas ndau përvoja dhe njohuri praktike mbi pozicionimin e brendeve në platformat digjitale, krijimin e përmbajtjes strategjike dhe zhvillimin e audiencës, duke sjellë perspektivë ndërkombëtare për studentët.

Ligjërata u karakterizua nga diskutime interaktive dhe ofroi njohuri të vlefshme mbi trendet bashkëkohore të marketingut digjital.

Share: