Përfundon me sukses programi vullnetar-profesional “Anglishtja nga Unë te Ti”

19 Qershor 2023
The voluntary-professional program "English from Me to You" ends successfully

Studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB kanë përfunduar me sukses programin vullnetar-profesional “Anglishtja nga Unë te Ti”, që u mbajt për vitin e katërt me radhë për fëmijët e Fshatit SOS. Në fjalën e tij përshëndetëse zv/rektori i Kolegjit AAB Shemsedin

Vehapi përgëzoi studentët për punën vullnetare dhe u shpreh se arritja më e madhe është që studentët të jenë së pari qytetarë të denjë dhe të vetëdijësuar për kontributin në komunitet. Përfaqësuesja e Fshatit SOS Hana Shala u shpreh se serioziteti i treguar nga studentët e Kolegjit AAB në këtë program është për t’u lavdëruar. Edhe dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze Aida Alla tha se ky aktivitet që tashmë është kthyer në traditë do të vazhdojë edhe vitin tjetër, ndërsa studentët do kenë gjithmonë përkrahjen e dekanatit.

Ky program vullnetar-profesional u koordinua nga profesori i Fakultetit të Gjuhës Angleze Niman Dreshaj, i cili ishte edhe trajnuesi i studentëve para se të fillonin punën në këtë program.

Share: