Duke qenë fushë e ndikuar nga të arriturat shkencore e teknologjike, radiologjia është fushë dinamike e mjekësisë e cila është vazhdimisht në rritje, gjithnjë e më shumë e digjitalizuar. AAB është i vetmi institucion edukativ në rajon e më gjerë që në klasë mësimore për teknik të radiologjisë e ka të instaluar aparatin funksional të rentgenit të dedikuar vetëm për qëllim të ushtrimit praktik për studentët e tij.
Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:
1. Sigurimi i mbarëvajtjes së mësimit me respektim të masave, përkundër pandemisë në kulminacion e cila rezultoi me sukses të lartë në provime
2. Organizimi i konferencës ndërkombëtare në partneritet me KOMC – OMI – AAF, MSHRKS
3. Ligjërata special me musafirë nga Kroacia dhe organizimi i praktikës për studentë
4. Organizimi i donacioneve në formë të dhuratave për fëmijët e hospitalizuar në repartet pediatrike të spitaleve në gjithë Kosovën
5. Shënimi i Ditës së Radiologjisë dhe organizimi i hulumtimit mbi njohuritë e rinisë për rrezikshmërinë e rrezatimit