Përmbledhje e sukseseve të Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB

21 Janar 2022

Sukseset e fakulteteve të Kolegjit AAB tashmë janë bërë rutinë ditore për të shpalosur punën dhe pritshmëritë që secili student i vërteton kur të jetë pjesë e AAB-së.

Studentët e këtij fakulteti gjatë tri viteve të studimit do të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhim, analizë të politikave, ekonomi dhe metoda kuantitative. Të diplomuarit do të jenë të përgatitur për të dhënë kontributin e tyre në hartimin e politikave dhe në menaxhimin e burimeve njerëzore në organizata publike, private dhe jofitimprurëse. Programet tona ndërlidhin teorinë me praktikën, që është edhe parakusht për fitimin e shkathtësive, njohurive dhe aftësive të duhura për karrierë në administratën publike.

Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:

1. Realizimi i dy konferencave shkencore:

– Konferenca “Perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”

– Konferencë Akademike Ndërkombëtare Virtuale: Edicioni i Dytë

2. Ligjërata me profesorë vizitorë, me qëllim avancimin, shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin profesional të studentëve

3.  Shpalosja e sukseseve të studentëve të diplomuar, përmes AABAlumniTalk

4. Ligjërata nga ambasadorë të akredituar në Kosovë

5. Shtrirja e programit “Administratë publike dhe Shkenca Politike”, në kampuset Prishtinë e Ferizaj

Share: