Në ecurinë e zhvillimit dhe konkretizimit të objektivave dhe vlerësimit të parimeve themelore mbi arritjen e qëllimeve, Fakulteti i Infermierisë mbanë me krenari finalizimin e shumë sukseseve përgjatë vitit. Është punuar dhe vlerësuar roli themelor i kooperimit të mirëfilltë për t’i arritur synimet dhe për të centralizuar funksionalitetin e këtij fakulteti i cili me privilegj i klasifikon 5 arritjet më të mëdha, por jo të vetmet.
Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:
1) Shtrirja e Fakultetit të Infermierisë edhe në dy kampuset tjera të Kolegjit AAB (Ferizaj dhe Gjakovë)
2) Dhurimi i 14 inhalatorë nga studentët e Infermierisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK
3) Bashkëpunimi dhe hedhja e relacioneve kooperative për mbarëvajtjen e konferencave ndërkombëtare dhe rajonale (bashkëpunim me fakultetin turk ‘’Dokuz Eylul’’, dhe me Odën e Infermierëve të Kosovës)
4) Rritja e mundësisë së punësimit dhe thellimit të mardhënieve me partnerët aktual gjerman për studentët e diplomuar si dhe zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit më partnerë të rinj
5) Publikime shkencore në revista eminente duke shtjelluar problematika aktuale dhe esenciale për fushën shëndetësore dhe akademike