Përmbledhje e sukseseve të Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB

20 Janar 2022

Në vazhdën e promovimit të sukseseve të fakulteteve të Kolegjit AAB, Fakulteti i Psikologjisë është veçuar me aktivitete të ndryshme.

Ky program studimor synon përgatitjen e individëve profesionistë me njohuri solide të fushës, shkathtësi të zbatimit të tyre në praktikë dhe qëndrime pozitive përkundrejt profesionit të zgjedhur.

Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:

  1. Zgjerimi i rrjetëzimit me organizata dhe institucione përmes nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit
  2. Akreditimi i programit Shëndeti Mendor, ndër të rrallët në vend dhe rajon
  3. Hapja e programi të Psikologjisë në kampusin e Ferizajit
  4. Organizimi i AAB Summer Project 2021 në bashkëpunim me Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Shkencave Kompjuterike
  5. Hapja e Laboratorit të Psikologjisë Klinike “Pajazit Nushi”, ku studentët përveç orëve teorike, mbajnë orët praktike brenda kampusit të tyre

Share: