Përmbyllet me sukses faza e parë e “AAB Summer Project”

22 Korrik 2021

Fuqizimi i komponentës së hulumtimi shkencor dhe aplikimi praktik i njohurive akademike, janë ndër dy objektivat në të cilat Kolegji AAB investon një pjesë të madhe të kapaciteteve të veta.

Në linjë me këto objektiva, gjatë muajve qershor dhe korrik të këtij viti, është zhvilluar faza e parë e projektit hulumtues ‘AAB Summer Project’, mbi tematikën kërkimore: Ndërlidhja e shëndetit mendor me përdorimin e teknologjisë dhe medias.

Përpos projekteve hulumtuese të cilat po vazhdojnë të zhvillohen edhe gjatë muajve të verës, studentët e fakulteteve të Psikologjisë, Shkencave Kompjuterike dhe ata të Komunikimit Masiv, kanë patur rastin që një herë në javë, gjatë këtyre dy muajve, të dëgjojnë për praktikat më të mira të punës, nga ekspertët më të dëshmuar të fushës.

Me këtë rast, Kolegji AAB falënderon studentët, të cilët në mënyrë vullnetare kanë qëndruar aktiv në punë akademike gjatë këtyre muajve, dhe me theks të veçantë falënderon mysafirët të cilët me prezencën e tyre e kanë begatuar projektin dhe me të cilët AAB synon të vazhdojë bashkëpunimin edhe në projektet e ardhshme.

‘AAB Summer Project’ do të vazhdojë me fazën tjetër të projekteve hulumtuese dhe takimeve me ekspertët, pas pushimeve të verës.

Share: