Përmbyllja e fushatës “Një libër më shumë për Bibliotekën time AAB”

18 Shkurt 2022

Fushata “Një libër më shumë për Bibliotekën time AAB” ka filluar në fillim të vitit 2021, e cila për qëllim ka pasur sensibilizmin e lexuesve dhe dhurimin e librave nga donatorë të ndryshëm.

Që nga fillimi i fushatës ka pasur dhurues të ndryshëm, duke përfshirë studentë, profesorë të Kolegjit AAB dhe të jashtëm, fondacione të ndryshme, autorë, etj. Gjithashtu dhuruesit kanë qenë nga shtete të ndryshme: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Italia, Gjermania, Danimarka, etj. Librat e dhuruar janë kryesisht libra të fushave të ndryshme: letërsi, libra akademik, kritika letrare, kulturore, etj.

Si shenjë falenderimi, Biblioteka Universitare e Kolegjit AAB ka vendosur që sot të ndajë mirënjohje të gjithë atyre që kanë dhuruar libra. Në fjalimin e tij, drejtori i Bibliotekës Universitare AAB, Urim Sallauka tha se në të ardhmen të vazhdohet me dhurime të tjera si dhe duke kontribuar edhe në fusha të tjera në Bibliotekë.

Share: