Dr. Techn. Arben Ahmeti u lind më 07 Shtator 1975 në Skënderaj, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2000, diplomoi në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, në drejtimin “Informatikë” (programi 5 vjeçar), Fakulteti i Shkencave të Natyrës . Ndërsa, në vitin 2010 përfundoi studimet posdiplomike në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin “Inxhinieria Kompjuterike dhe Softuerike”, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ku fitoi titullin Master në Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike. Më tej, në vitin 2022, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Teknik të Vjenës , në Austri, me temën: “Zgjidhja e Problemeve të Skedulimit për Projekte të Shumta me Kufizime të Resurseve dhe Mode të Shumta duke përdorur Algoritme Hibride (origj. Solving Multi-Mode Resource-Constrained Multi-Project Scheduling Problems by Hybrid Algorithms)”, grupi për Databaza dhe Inteligjencë Artificiale, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Teknike.
Dr. Techn. Arben Ahmeti ka një përvojë të gjerë shumëvjeçare, duke filluar nga Tetori 1999, në sektorët publik dhe privat të industrisë dhe arsimit, me theks të veçantë në teknologjinë e informacionit, arsimin e lartë dhe zhvillimin strategjik të sistemeve të avancuara. Aktualisht, ai punon si profesor në Kolegjin AAB, si dhe mban pozitën e Menaxherit të IT-së në FINCA Kosovë, ku drejton dhe zbaton strategjitë teknologjike të organizatës. Më parë ka ushtruar detyra kyçe në Telekomin e Kosovës, duke përfshirë rolin e Menaxherit të Sistemeve Mbështetëse të Biznesit dhe IT-së për më shumë se 7 vite, si dhe Shef i Teknologjisë dhe Sistemit të Informacionit për më shumë se 5 vite. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe si Koordinator i Projekteve të IT-së dhe Ekspert i IT-së në Agjencinë Evropiane për Rindërtim, ku ka udhëhequr zhvillimin e platformave kritike dhe të sistemeve të prokurimit elektronik. Përveç kësaj, Arben Ahmeti ka kontribuar në edukimin e gjeneratave të reja në fusha si programimi i orientuar në objekte, ueb programimi dhe inteligjenca artificiale për më shumë se 15 vite si mësimdhënës në institucione të arsimit të lartë (https://riinvest.net/academic-staff/), si dhe zhvillimi dhe zbatimi i programeve trajnuese në IT për studentët e Universitetit të Prishtinës në kuadër të World University Service Austria (WUS), zyra në Prishtinë.
Dr. Techn. Ahmeti, gjithashtu, ka një aktivitet të dendur shkencor dhe akademik. Ai ka qenë i ftuar si prezantues dhe pjesëmarrës në shumë konferenca dhe simpoziume shkencore ndërkomëtare në fushën e inteligjencës artificiale dhe algoritmeve të optimizimit, ku ndër më të njohurat janë:
Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS, Web of Science dhe Google schoolar. Ndër publikimet e tij më të njohura përfshihen:
Dr. Techn. Ahmeti është aktiv si recenzues i publikimeve shkencore në disa revista (peer review):
Gjithashtu, ka kontribuar në lekturimin e librit të:
Gjatë karrierës profesionale në industri, Dr. Techn. Ahmeti, ka mbaruar edhe një sërë trajnimesh profesionale, si: Menaxhimi i Shërbimeve të IT-së (Alison, 2023), Oracle ADF (Oracle University, 2010), Sistemet Acme SBC (Acme, 2010), Menaxhimi i SAN & Storage (HP Bullgaria, 2009), TOEFL iBT (ETS, 2011), Menaxhimi i Performancës (PTK Sh.A., 2009), CCNA (Cisco / Universiteti i Prishtinës, 2002–2004), UNIX Fundamentals 2.0 (Instituti IPKO, 2003), etj. Ai i flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbo-kroate, si dhe pak gjuhën gjermane. Dr. Techn. Arben Ahmeti ka një përvojë të gjatë në fushën e industrisë dhe akademisë, në sektorët publik dhe privat. Gjatë gjithë karrierës së tij njihet për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj inovacionit, krijimit të vlerave dhe avancimit të institucioneve ku shërben.
Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.