Arben Lila ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Zagrebit (1987–1991), ku u specializua në Teknikën Kompjuterike dhe Arkitekturën e Mikro-procesorëve, duke fituar titullin Master në Inxhinieri Elektrike. Në periudhën 1998–2003 ndoqi studimet e doktoraturës në “Institut für Breitbandkommunikation”, Universiteti Teknik i Vjenës (TU Wien), me fokus në Telekomunikacionin dhe Modelimin e Performancës së Rrjeteve. Aktualisht, ai është kandidat PhD dhe ligjërues i lëndëve të shkencave kompjuterike në Kolegjin AAB të Prishtinës.
Me mbi 20 vjet eksperiencë, Arben Lila ka ushtruar detyra nga kërkimi akademik deri te konsulenca strategjike për transformim digjital dhe hartim politash publike.
Autor i artikujve shkencorë:
Prezantues ose pjesëmarrës në:
Ka ndërmarrë vizita studimore në Austri, Kroaci, USA dhe Kosovë për bashkëpunime akademike dhe projekte digjitale. Si iniciator i bashkëpunimit AAB College – Trent University (Kanada, 2024–25) ka lehtësuar mobilitetin studentor. Në kuadër të KADC‑së ka organizuar rrjetëzime ‘Circular Coalition’ për të promovuar ekonominë qarkore. Është ftuar rregullisht në emisione televizive kombëtare për të diskutuar zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe çështjet e ndotjes së ajrit.