MSc.

Arbër Parduzi

PhD.c. Arbër Parduzi ka lindur më 28 gusht 1993 në Vushtrri. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Mitrovicë. Në vitin 2016, diplomoi në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB në drejtimin “Inxhinieri Softuerike” (https:// aab-edu.net/) .  Ndërsa, në vitin 2022 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Shkenca Kompjuterike”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Kompjuterike (Mr.Sc). Nga viti 2024, ndjek studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë(FINKI)  Universitetin Ss. Kiril dhe Metodius. (https://www.finki.ukim.mk/en).

Përvoja e tij profesionale filloi në kontekstin ndërkombëtar, fillimisht duke i’u bashkuar degës së kompanisë GDS Bristol në Prishtinë (Kosovë) nga viti 2018 deri në vitin 2019 (https://gdsgroup.com/). Duke shfrytëzuar rrethanat e krijuara gjatë pandemisë në vitet 2019-2020,  bashkohet në projektin ICT for Kosovo’s Growth, projekt i implementuar nga PrishtinaREA(Kosovë), dhe WEglobal, organizatë me degët e saja partnere nga Italia, Turqia dhe Latvia, ku ka mbajtur pozitën fillimisht si Asistent e pastaj si Ligjërues i Programimit në Java.
Tranzicionin në institucione universitare e bën duke i’u bashkuar Kolegjit AAB në vitin 2022, dhe pastaj në vitin 2024 i bashkohet Universitetit të Mitrovicës Isa Boletini si Asistent.

PhD.c. Arbër Parduzi është aktualisht pjesë e stafit akademik të Kolegji AAB ku ligjëron lëndë të fushës së shkencave kompjuterike si: Programimi i Orientuar në Objekte, Interneti i Gjërave (IoT), Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave, Siguria në Rrjetat kompjuterike 1, Testim dhe Analizë Softueri. Gjatë angazhimit në Universitetin e Mitrovicës Isa Boletini, ka mbajtur ushtrimet për lëndët Bazat e Shkencave Kompjuterike, viti i parë dhe Big Data, viti i tretë bachelor.

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh. Në publikimet e tij përfshihen:

Mollakuqe E, Parduzi A, Rexhepi S et al, “Applications of Homomorphic Encryption in Secure Computation”, Open Research Europe, https://doi.org/10.12688/openreseurope.18052.1

Jakupi S, Mollakuqe E and Parduzi A, “Optimizing Network Performance: A Comparative Analysis of IPv4 and IPv6 Protocols in the Context of Information Security”, https://csm.finki.ukim.mk

Mollakuqe E, Santuri Fishekqiu N, Jakupi S, and Parduzi A, “Analysis of Cyber Attacks based on the Principles of Pareto Analysis – case study: cyberattacks in five European Countries ranked by population: Russia, Germany, United Kingdom, France and Italy”, Scandinavian Journal of Information Systems, http://sjis.scandinavian-iris.org/index.php/sjis/index (kopje fizike)

PhD.c. Arbër Parduzi është një figurë me përvojë dhe ndërlidhje në mes akademisë, ndërmarrjeve private dhe projekteve ndërkombëtare në industri dhe edukim, i njohur për përkushtimin e tij ndaj cilësisë dhe inovacionit.

Jeton në Mitrovicë.