Arian Zeka

Arian Zeka është Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ai është emëruar në këtë pozitë në qershor të vitit 2012, ndërsa organizatës i është bashkuar në nëntor 2009 duke shërbyer si Udhëheqës i Departamentit të Politikave, i promovuar më vonë në Zëvendësdrejtor të organizatës. Nën udhëheqjen e tij, Oda Amerikane gati ka trefishuar anëtarësinë e saj, duke u shëndrruar në njërën prej Odave Amerikane më të suksesshme në mesin e 45 Odave Amerikane anembanë Evropës. Ai është edhe anëtar ex-officio i Qendrës së Arbitrazhit.

Ai është anëtar i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB që nga janari i vitit 2016, derisa në të njejtën kohë shërben edhe si anëtar i Bordit të kompanisë së sigurimeve “SCARDIAN”, anëtar i Bordit i Fondacionit Jahjaga dhe Zëvendëskryesues i Rrjetit Kosovar të Përgjegjësisë Sociale Korporative. Nga janari i vitit 2009, ai ka shërbyer si Ligjërues i Lartë i lëndëve Analiza e Biznesit (P11) dhe Kontabilisti në Biznes (P3) për programet e certifikimit profesional: Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Çertifikuar. Ai ka shërbyer si Kryesues i Zyrës së Komunitetit të Biznesit pranë Kuvendit të Kosovës, dhe Kryesues i Këshillit Konsultativ Fiskal, Konsulent në Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Programe të Bankës Botërore, etj.

Arian Zeka është Magjistër i Shkencës (MSc) në Menaxhment, si dhe pjesëmarrës i Programit të Lidershipit “Open World” të Librarisë së Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

INSTITUTI AAB
APLIKO