Prof. ass. Dr.

Armend Fazliu

Dekan U.D.

Armend FAZLIU, ka lindur në Gjilan. Ai studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i mbaroi në vitin 2005 në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Arteve, dega Skenografi në Universitetin e Prishtinës në vitin 2011. Titullin Doktor i Shkencave në lëminë e Arkitekturës e fitoi në Universitetin NBU në Bullgari në vitin 2020.

Prej vitit 2012 është angazhuar në Kolegjin AAB, filimisht si asistent, e më pastaj dhe si ligjërues në lëndët “Dizajn i Hapësirës” dhe “Projektim”.

Nga viti 2016 është i angazhuar si ligjërues i jashtëm universitar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në lëndët “Projektim” dhe “Enterier”.

Krahas punës akademike, Armend Fazliu punon edhe lëminë e projektimit arkitektonik, ku ka të realizuara një numër të konsiderueshëm të projekteve të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj.

Dr.Sc. Armend Fazliu është autor i disa publikimeve shkencore të cilat i ka prezantuar në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe ka publikuar në revista shkencore ndërkombëtare jashtë Kosovës, si në Itali, Bullgari, Hungari dhe Shqipëri.

Vizitat studimore

Itali, Austri, Gjermani, Bullgari, Hungari, Kroaci, USA, etj.

Ekspozita personale ndërkombëtare
  1. Expo-diaspora-fine-art-die funfte, Kunsthaus Bocholt, Germany.
  2. Expo-diaspora-fine-art-die funfte, Kunsthaus Bocholt, Germany.
  3. Fort Worth Community Art Center, Texas, USA.
Ligjëron lëndët

Bazat e projektimit
Dizajni i enterierit për ndërtesa publike 1, 2