Prof. Asoc. Dr.
Bashkim Rrahmani
Asoc.Prof.Dr.Bashkim Rrahmani u lind me 01 shkurt 1964 në Novosellë, Gjakovë ku ka përfunduar shollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1989 diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. (https://uni-pr.edu/) Gjatë studimeve të rregullta në Universitetin e Prishtinës, si student i dalluar, ka ushtruar funksionin e prodekanit student me mandat të plotë. Në vitin 2008 përfundoi studimet posdiplomike në London Metropolitan University, kurse titullin doktor i shkencave juridike e fiton në Universiteti Evropian të Tiranës duke mbrojtur disertacionin “Pozita Juridiko Ndërkombëtare e Kosovës 19740-2011”. (https://uet.edu.al)
Përvoja Profesionale
Përvoja e tij profesionale ka filluar qysh gjatë studimeve të rregullta, në Universitetin e Prishtinës, duke ushtruar funksionin e studentit prodekan dhe sipas detyrës zyrtare ka qenë anëtarë i Këshillit Mësimor Shkencor dhe anëtarë i Pleqësisë së Fakultetit Juridik.
Praktikën profesionale pas diplomimit e ka kryer në Gjykatën e Punës së Bashkuar në Gjakovë dhe pastaj gjatë viteve 1991-1992 ka ushtruar funksionin e Inspektorit të Punës në Kuvendin Komunal të Gjakovës ku ka ushtruar kontroll mbikqyrës në procesin e punës, raportete punëdhënës – punëmarrës në ndërmarrje publike dhe private. Më heret ka udhëhequr zyrën për shërbimin kadrovik në Kooperativen Bec (1989-1991).
Në vitin 1994 është zgjedhur përfaqëues i The Krieble Institute of the Free Congress Foundation me seli në Washington, DC. Në kapacitete të përfaqësuesit ka organizuar konferenca trajnimi për liderë të rinj në demokracitë e reja nga ish blloku socialist; ka inicuar projekte zhvillimi në këto vende; ka përgatitur raporte për sitatën në regjion për nevoja të institutit, të cilat pos tjerash botoheshin në të përdyjavshmen Monitor.
Këtë funksion e ka kryer deri ne vitin 1999. Gjatë viteve 1994-2001 poashtu ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Arsimit pranë Këshillit Komunal të Arsimit me seli në Gjakovë por edhe për komunat Malishevë dhe Rahovec. (Sistemi paralel kundrejt sistemit te dhunëshëm të Serbisë). Gjatë viteve 1999-2001 ka udhëhequr OJQ Forumi për Iniciativë Demokratike dhe ka qenë kryeredaktor i revstës Demokracia, ku edhe ka botuar një dyzinë artikujsh, analizash, kolumnash, etj.
Në vitin 2001 është krijuar FDI – Fondacioni për Iniciativë Demokratike, ku është zgjedhur drejtor ekzekutiv. Këtë funksion e ka ushtruar deri në vitin 2011. Në këtë funksion ka udhëhequr fondacionin, i cili ka qenë një ndër organizatat më të mëdha në Kosovë, duke menaxhuar me personelin, duke menaxhuar me programet; duke vënë dhe mirëmbajtë raporte më donatorë si USAID, RBF, CIDA, MOTT, BTD,etj.
Si udhëheqës i fondacionit ka menaxhuar projektet më të mëdha në fushën e avokimit, zhvillimit të komuniteteve, zhvillimin e filantropisë, etj. Ka udhëhequr programin KNAP – projektin më të madh të avokimit në Kosovë e të mbështetur krejtësisht nga USAID.
Trajnimet
Gjatë viteve, ka marrë pjesë në shumë trajnime profesionale të cilat janë mbajtur brenda dhe jasht Kosovës, prej të cilave po veçohen:
- History of the American Constitution, LI – Arlington, Virginia (2024);
- Ka marrë pjesë në disa trajnime të organizuara nga QAPI (2017, etj.);
- Ka përfunduar trajnimin për ndërmjetësues (me Partners Kosova – Center for Conflict Management)
- Është certifikuar si ndërmjetësues kombëtar nga Ministria e Drejtësisë (06.06.2011-08.07.2011);
- Ka përfunduar dhe është certifikuar në Acquis Communautaire, BS-Europe (04/09-2007 – 31/05-2008);
- Ka përfunduar trajnimin në Regional civic dialogue organizuar nga MCIC në partneritet me ECAS, CNVOS, EHO&DA (11/07-13/07 – 2008);
- Ka përfunduar trajnimin në “Gender and Legislation” organizuar nga Norma-UNIFEM-OSCE (30/10-2002-08/01-2003);
- Ka përfunduar trajnimin për “USAID Administrative Compliance Requirements” organizuar Center for Public Management, Potomac, MD, USA held in Kiev (19/05-21/05-2003);
- Ka përfunduar trajnimin në Corporate Media Training Program in Louisiana, organizuar nga BMF-New Orleans (03/2002);
- Ka përfunduar The Leadership Institute’s Public Relations School in Arlington, Virginia, USA (03/1998);
Në cilësi të përfaqësuesit të the Free Congress Foundation është trajnuar në fushën e fushatave zgjedhore, në avokimi dhe obimi, në Ciklin Jetësor të Projekteve, në ngritje të fondeve, në planifikim strategjik, në filantropi, etj (1994-1999).
Në periudhën 2012 – 2015 ka punuar ligjerues në Universitetin “Haxhi Zeka” ku ka ligjeruar në lëndët E drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, E Drejta e BE, Qeverisja Lokale dhe në Kolegjin Universum ku ka ligjeruar lëndët E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe E Drejta Kushtetuese.
Profesor Rrahmani gjatë këtyre viteve, krahas veprimtarisë akademike, ka vazhduar të jetë pjesë në aktivitete të shoqërisë civile dhe vazhdon të jetë anëtarë i Bordit të Qendrës Kosovare për Studime Gjinore.
Profesor Rrahmani ka një veprimtari të ngjeshur akademike në Kolegjin AAB (Fakulteti për Administratë Publike dhe Fakultet Juridik) ku që nga viti 2017 është anëtarë i rregullt i stafit akademik, i përfshirë në disa lëndë nga profili i tij në nivelin Bachelor dhe Master. Është anëtarë i Këshillit Shkencor të Kolegjit dhe Kryetar i Komisionit Disciplinor pranë Fakultetit për Administratë Publike. Për tre vite ka qenë koordinator i projektit të financuar nga Komisioni Evropian, Impakti i BE në Kosovë.
Punimet shkencore dhe konferencat
- Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe në platforma tjera si Google Scholar, DOAJ, EBSCO, etj. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:
- Rrahmani, B., Belegu.M (2025). Local Self-Government in Kosovo: The Impact of International Agreements on the Association of Municipalities with a Major Serb Population, Studia Regionalne i Lokalne Nr 1(99)/2025, ISSN 1509-4995 E-ISSN 2719-8049 doi: 10.7366/1509499519902
- Rrahmani, B., Bushi, P., Gashi,F. (2023). Kosovo-Serbia dialogue from Brussels to Ohrid, Journal of Liberty and International Affairs | Volume 9 · Number 3 · 2023 | eISSN 1857-9760
- Rrahmani, B. (2023). Nick Miller, The Nonconformists. Culture, Politics, and Nationalism in a Serbian Intellectual Circle, 1944–1991, Eastern Journal of European Studies, DOI: 10.47743/ejes-2023-0201 – December 2023 | VOLUME 14 ISSUE 2
- Rrahani, B., Belegu, M. (2023). Endless EU Facilitated-Mediated Dialogue Between Kosovo and Serbia, Link
- Belegu, M., Rrahmani, B. (2023). Marital and Inheritance Law from the Middle Ages to the Positive Law. From Scanderbeg Canon to Positive Law, Journal on European History of Law, 2023, 14(1), pp. 202–211
- Rrahmani, B., Belegu, M. (2022). The EU Engagement in the Kosovo Serbia Dialogue, Online Journal Modelling the New Europe, 2022, (39), pp. 127–149
- Rrahmani, B. (2021). History of Constitutions and the Organization of Constitutional Courts in Kosovo, Journal on European History of Law, ISSN 2042-6402, Volume 12/2021 NO.1
- Rrahmani, B. The position of minorities in the new state of Kosovo, Journal of Liberty and International Affairs.
- Rrahmani, B. Judicial Review and Political (in)stability in Kosovo, Eastern Journal for European Studies
- Rrahmani, B. Kosovo judicial position from the Second World War until 1974, Journal on European History of Law.
WEB OF SCIENCE
- Rrahmani, B., Belegu, M. Endless EU Facilitated-Mediated Dialogue Between Kosovo and Serbia, Insight Turkey
- Rrahmani, B. Judicial review and political (in)stability in Kosovo, Eastern Journal of European Studies. Link
- Rrahmani, B. The Nonconformists. Culture, Politics, and Nationalism in a Serbian Intellectual Circle, 1944-1991, Eastern Journal of European Studies. Link
- Rrahmani, B. Judicial control of administration in Kosovo, Juridical Tribuna-Tribuna Juridica. Link
Platforma tjera
- Juvenile Justice: Kosovo Case – Link
- Stock Companies in Kosovo – Link
- Equal Rights for Minorities and the Kosovo Legal Infrastructure in Accordance with the SDG Objectives. Journal of Lifestyle and SDGs. Link
- Coronavirus Pandemic, Government, President and the Kosovo Constitutional Court – Link
- Minority rights in Kosovo – Link
- Recognition of new states – Kosovo case Kosovo – Link
- Aspekte krahasuese të sistemit të drejtësisë për të mitur: Kosova, Evropa Qëndore dhe Evropa Lindore – Link
- Equality and challenges in employment relationship based on Kosovo legal resources Link
- Neutrality of the EU, an additional obstacle in the Kosovo EU integration process – Link
- Leasing Contract–Similarities and Differences with the Contract of Rent – Link: EMAN 2019–Economics & Management: How to Cope With Disrupted Times, 28 (03) Link Civil society and democracy development in Kosovo – Link
- Discrimination in the process of hiring at the Public Universities – Link
- Pavarësia e shoqërisë civile ndikon në ndërtimin e shtetit dhe në ndërtimin e demokracisë në Kosovë – Link
- Kosovo and the challenges of recognition – Link
- The role of women as a crucial factor in developing post-war democracy – Link
- Kosovo Challenges on the EU integration in the field of labour market – Link
- Nations in transit 2006 – Link
- Nations in transit 2007 – Link
- Kosova/o and the European Integration Challenges Link
- The engagement of the Republic of Slovakia in the Balkans is very important Link
- Ombudsperson and his role in Kosovo
- Kosovo, Balkans and EU – Link
- Përcaktimi i kufijve ndërkombëtar, Global Challenge, ISSN 2227-850, 2016.
- Zgjidhja alternative e kontesteve – ndërmjetësimi në Kosovë, Global Challenge, ISSN 2227-850, 2016
Punime tjera shkencore
Librat e botuara
Pozita Juridiko Nderkombëtare e Kosovës nëpër vite, Published by Buzuku, ISBN 978-9951-08-304-1, 2019.
The State of Scanderbeg. Institutions and the Applied Law, Publishing House: ADJURIS – International Academic Publisher, ISBN:978-606-94978-4-5 (E-Book), 2020.
Libra të përkthyera
Translated book from English to Albanian: “The nonconformists – Culture, Politics and Nationalism in a Serbian Intellectual Circle, 1944-1992”, Author Nick Miller, published by CEU – Translated version: Jokonformistet-Kultura, Politika dhe Nacionalizmi ne Rrethin Intelektual Serb 1994 – 1992, Published by Buzuku-ISBN 978-9951-08-304-1.
Recensione të librave
- Philanthropy in Kosova”, Author; Anton Berishaj,
- Kosovo under International Administration, Author: Esat Stavileci,
- Unë dëshmi kohe”, Author: Reshat Nurboja,
- Monografia e qytetit të Pejës”, Author: Reshat Nurboja,
- Teoria e Përgjithshme e së drejtës dhe e shtetit” Hans Kelsen. (Albanian version translated by Prof. Dr. Osman Ismaili,
- Takimi ne Junik”, Author: Hajdin Abazi, Published by AAB College.
- The nonconformists – Culture, Politics and Nationalism in a Serbian Intellectual Circle, 1944-1992”, Author Nick Miller, published by CEU.
Pjesëmarrja në konferenca
- Cetinjski Forum 2024, Sharp and soft power in the Western Balkans: democracy, education, security. Kosovo Serbia dialogue after Brussels and Ohrid 2024
- CF22 Crna Gora: Otvorena Evropa ili zatvoreni Balkan, Kosovsko-Srpski Dijalog u kontekstu Otvorenog Balkana, 2022
- Sustaining Peace and Development in a Divided World, Global Town Hall, 2022,
- Westernization, Europeanization and Identity formation in the Western Balkans, Different conditions for Kosovo EU integration equal to unequal treatment of states, 2021,
- The Perspective of Integration of the Western Balkans into the EU, Civil society and its role in Kosovo developments, AAB College, Prishtina,2021,
- TRANSFORMATIONS AND CONSEQUENCES IN SOCIETY DUE TO COVID-19 PANDEMIC, Coronavirus Pandemic, Government, President and the Kosovo Constitutional Court AAB College, Prishtina, ISBN 978-9951-494-95-3.2020,
- Euro Mediterranean University of Tirana, Aspekte krahasuese të sistemit të drejtësisë për të mitur: Kosova, Evropa Qëndore dhe Evropa Lindore, Albania, 2018,
- Association of Economics and Managers of Balkans- Belgrade, Faculty of Business studies, Mediterranean University-Podgorica, Montenegro; University of National and World Economy-Sofia, Bulgaria; Faculty of Commercial and Business studies-Celje, Slovenia; Faculty of Applied Management, Economics And Finance-Belgrade, Equality and challenges in employment relationship based on Kosovo legal resources, Serbia, Sofia, Bulgaria, 2018,
- Faculty of Law-Kicevo, “St.Kliment Ohridski” University-Bitola Center for Scientific Research at the Faculty of Law-Kicevo, Bitola Manastir, Macedonia, 2018,
- The Law Department of the Bucharest University of Economic Studies and the Society of Juridicial and Administrative Science, International Conference “Contemporary Challenges in Administrative Law and Public Administration”, Judicial control of administration in Kosovo, 2018,
- International Scientific Conference on the Tenth Anniversary of Kosovo state –“Consolidation of the State of Kosovo and Euro-Integrations”, Neutraliteti i BE-se,vështirësi shtesë për proceset eurointegruese të Kosovës, AAB College, 2018
- Epoka University, Kosovo, Balkans and EU, Tirana, Albania, 2018,
- University of Cracow, Democracy in numbers and quality in democracy, Cracow/Poland, 2014,
- Universalism of Human Work Contemporary Connotations Cracow- Poland, Labour Contract and its fulfilment according to EU legislation, Cracow, Poland, 2014,
- West East Institute – USA,” Budapest International European Academic Conference”, Budapest-Hungary, Kosova/o and the European Integration Challenges, 2014,
- Nadacia/Pontis Ministry of Foreign Affairs, Slovakia, The engagement of the Republic of Slovakia is very important, Bratislava-Slovakia, 2013,
- University “Luigj Gurakuqi”, Shkoder, 2013,
- University of Tetova, Tetovë, North Macedonia, Kosova sui generis in the process of building a state and in the process of national integration, 2013,
- Participant in various conferences in Tirana, Belgrade, Tallinn, Kiev, Prague, Washington, DC, New Orleans, New York, Warsaw, Sofia, Lubljana, Dubrovnik, Budapest, Minsk, Lviv, Skopje, Berlin, etc. (1994-2010)
Profesor Rrahmani ka bërë recensione të punimeve shkencore për revistat: Journal of Liberty and International Affairs, ASEE, Frontiers, Horizons, Thesis.
Si visiting profesor ka qenë në:
Lodz University, Poloni. Maj 2022. Ka marrë pjesë në javën Staff Development.
Kehl University of Applied Science. Gjatë muajit Maj 2025 për studentë të niveli master ka mbajtur ligjerata në temat: Zhvillimi historik i Administratës Publike të Kosovës, Administrata Publike e Kosovës gjatë ish Jugosllavisë, Administrata Publike gjatë sistemit paralel, Administrimi Civil Ndërkombëtar (UNMIK), Administrata Publike e Kosovës pas Pavarësisë së Kosovës, Zhvillimet aktuale në Administratën Publike të Kosovës dhe Përfaqësimi i Minoriteteve në Administratë Publike në Kosovë.
Boise State University. Boise, Idaho. USA. Mars 2017. Ka mbajur ligjerata në Departamentin e Historisë dhe në Departamentin e Shkencae politike në temat: the Dissolution of former Yugoslavia; Kosovo Serbia dialogue; international position of Kosovo; process of Declaration of Kosovo Independence; Kosovo and USA; EU integration and Kosovo; minorities in Kosovo.
Profesor Rrahmani është anëtarë i European Law Institute (Vienna) dhe anëtar i Europena Society of Law (Çeki) si dhe anëtarë i: Bordit Ndërkombëtar i revistave: Journal of Liberty and International Affairs dhe Horizons Journal.
Fusha e interesit për kërkime shkencore për profesor Rrahmanin janë: Drejtësia, E Drejta Ndëkombëtare, Administrata Publike, Të Drejtat e Njeriut, OJQ dhe Shoqëria Civile, Barazia Gjinore, E Drejta Krahasuese, E Drejta e Mjedisit, Administrata Publike Krahasuese, E Drejta Humanitare, Drejtësia dhe sundimi i Ligjit, Përgjegjësia sociale e korporatave, Sociologjia e të drejtës.
Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Gjakovë.
Flet dhe shkruan disa gjuhë.