PhD. Candidat.

Edlira Qefalija

Edlira Qefalija ka lindur më 17 qershor 1979 dhe është e specializuar në fushën e inxhinierisë elektronike dhe teknologjisë së informacionit. Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku është diplomuar në inxhinieri elektronike me Master shkencor në IT. Më pas, ka vijuar me një Master të dytë për Menaxhim në Universitetin e Torinos në Itali. Ndërkohë është kandidate e  Doktoraturës në fushën e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Europës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Rrugëtimi i saj arsimor ka filluar që herët, në shkollën teknike amerikane “Harry Fultz”, ku u formua si teknike e mesme në elektronikë dhe më pas si sekretare e përgjithshme me fokus në përkthim dhe dokumentacion.

Që nga viti 2012, ajo është ligjëruese në Kolegjin AAB në Prishtinë, ku kontribuon në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, si dhe në zhvillimin e softuerit në zyrën për teknologji. Përkrah kësaj pune akademike, që nga viti 2021 punon si inxhiniere elektroteknike në kompaninë AGRO COM SHPK, një fabrikë për prodhimin e ushqimit të kafshëve të fermës. Më parë, ka shërbyer si inxhiniere IT në kompaninë multimediale Mozaiku SHPK dhe ka mbajtur role të ngjashme edhe në kolegje të tjera në Prishtinë, si Kolegji Victory dhe Universiteti FAMA.

Edlira ka botuar së fundmi punimin shkencor Literature Revieë on Constraint Satisfaction Problems Solving IEEE publikuar më 21 Nëntor 2024 në Simposiziumin e 8-të të Studimeve Nderkombëtare Multidisiplonore dhe Teknologjive Inovative  mbajtur në Ankara të Turqisë. Gjithashtu ajo ka botuar edhe punimin Shkencor AI-Driven Comparative Analysis of Decomposition Techniques for CSP solving më 10 Qershor 2025 në  Conferencën e 14 Mesdhetare për Embedded Computing (MECO) mbajtur në Budva, Mal të Zi.

Në sektorin publik, ajo ka përvojë të gjerë në projekte të mbështetura nga Banka Botërore, si eksperte për monitorim dhe vlerësim në Ministrinë e Bujqësisë dhe më parë si zyrtare e lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Paralelisht me karrierën akademike dhe institucionale, Edlira ka një përvojë të pasur në media. Ajo ka qenë producente dhe drejtuese emisioni në Radio Televizionin e Kosovës për mbi 9 vite, si dhe më parë ka punuar si redaktore, përkthyese, gazetare dhe prezantuese në televizione të ndryshme si ALSAT, Top Channel, Telenorba dhe Alba TV. Ka qenë pjesë e projekteve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ku ka kontribuar si praktikante dhe koordinatore. Aktualisht vazhdon punën e saj në Televizione në Kosovë dhe Shqipëri ku shpesh thirret si analiste, paneliste, apo opinioniste për çështje nga më të ndryshmet përfshirë ato ekonomike dhe sociale, por edhe ato që kanë të bëjnë me Shkencat Kompjuterike në përgjithësi.

Përgjatë karrierës së saj, ka ndjekur shumë trajnime dhe certifikime në fusha si politikat zhvillimore, manxhimi I projekteve, prokurimi publik, menaxhimi I financave publike dhe të donatorëve, vlerësimi i projekteve si edhe gjuhë të huaja. Përveç gjuhës së nënës, shqip, flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht, ka njohuri të mira në spanjisht dhe frëngjisht, si dhe njohuri bazike në suedisht.