Prof. dr.

Ejup Dullnija

Prof. Ass. Dr. Ejup Dullinja ka lindur më 13 prill 1986 në Prizren, Kosovë, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare në arkitekturë i kreu në Universitetin e Prizrenit (2005–2008), ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Turqi. Në vitin 2012 përfundoi studimet master në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin Trakya në Edirne, me një temë që trajtonte “Analizën ekologjike të shtëpive tradicionale brenda mureve të kalasë së Edirnesë”. Në të njëjtin institucion, në vitin 2018, mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me titull: “Model i propozuar për vlerësimin ekologjik të banesave tradicionale shqiptare në Berat dhe Gjirokastër”, duke fituar gradën Doktor i Shkencave në Arkitekturë.

Karriera e tij profesionale nisi në Kosovë, me angazhime në projekte të ndryshme arkitektonike. Përvojën praktike e thelloi gjatë qëndrimit në Turqi, ku kontribuoi në disa zyra dhe studio arkitekturore, duke u përfshirë në projekte rezidenciale. Një ndër përfshirjet më të rëndësishme në këtë periudhë ishte angazhimi në kompaninë Limak İnşaat San. ve Tic. A.Ş., ku ai mori pjesë në zbatimin e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (2012–2013). Nga viti 2013 deri në 2015, ka punuar si Asistent Demonstrator në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin Trakya, duke asistuar në ligjërata dhe udhëhequr studentët në projektet e tyre akademike.

Në vitin 2016–2017, ka qenë i angazhuar si ligjërues në UACS – Universiteti Amerikan i Shkupit, ku dha mësim në fusha të projektimit. Që nga viti 2015, bashkëpunon si ligjërues i angazhuar në Universitetin Vizyon në Gostivar, ndërsa prej vitit 2018 është pjesë e stafit të rregullt akademik në Kolegjin AAB në Prishtinë.

Prof. Dullinja është një akademik me përvojë të gjerë dhe të shumëanshme në mësimdhënie dhe praktikë arkitektonike, me kontribute të rëndësishme në institucionet arsimore të Kosovës, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai ka ligjëruar në universitete të njohura si Universiteti Trakya (Edirne), UACS (Shkup), Universiteti Vizyon (Gostivar), dhe aktualisht është i angazhuar me kohë të plotë në Kolegjin AAB.

Në aspektin akademik, ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kurrikulave dhe në ligjërimin e lëndëve si: Projektimi Arkitektonik, Planifikimi i Qëndrueshëm, Arkitektura Tradicionale, dhe Arkitektura Ekologjike. Punimet e tij shkencore janë prezantuar në konferenca ndërkombëtare dhe janë publikuar në revista shkencore me recesion, ku trajtohen tema si: arkitektura tradicionale shqiptare, ndikimi i faktorëve fizikë në zhvillimin urban, si dhe analiza ekologjike e ndërtimeve historike. Ai ka udhëhequr gjithashtu studentë në punime kërkimore dhe temat e nivelit master, duke ofruar mentorim profesional në fusha që lidhin teorinë, praktikën dhe qasjet bashkëkohore të dizajnit arkitektonik.

Punimet shkencore dhe konferencat – Ai ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore ndërkombëtare dhe ka publikuar punime në revista akademike, përfshirë edhe disa të indeksuara në SCOPUS dhe Google Scholar.

Dullinja, E., & Jashanica, K. (2025). Examining the knowledge level and opinions of architecture students about artificial intelligence. Social Sciences & Humanities Open, 12, Article 101720. https://doi.org/10.1016/j.ssaho.2025.101720

Jashanica, K., & Dullinja, E. (2024). Collision and contiguity in the transformation of Prishtina’s urban form. Pollack Periodica. https://doi.org/10.1556/606.2024.01111

Punimet tjera shkencore:

Dullinja, E. (2021). A research on Ottoman period baths in Kosovo. In II. International Ottoman Traces Symposium (pp. 254–265). Trakya University. https://osmanliizleri.trakya.edu.tr/news/proceeding-book

Dullinja, E. (2016.). Study of factors which effect the formation of traditional Prizren houses. HİKMET International Refereed Scientific Research Journal, 2(28), 107–120. https://adeksam.mk/wp-content/uploads/2021/02/hikmet28.pdf

Dullinja, E., & Akansel, S. (2015). Doğal ve fiziksel sınırların kentsel oluşuma etkisi: Berat örneği. In 9th International Sinan Symposium (pp. 387–394). Trakya University. https://sinansymposium-en.trakya.edu.tr/pages/proceeding-e-books