Dr. Sc.

Enis Mulolli

Dr. Sc. Enis MULOLLI ka lindur më 20 dhjetor 1989 në Podujevë. Arsimin fillor e ka përfunduar në shkollën “Hasan Ramadani” në fshatin Shajkoc, ndërsa arsimin e mesëm në shkollën “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Në vitin 2012 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”, duke fituar titullin Bachelor në Menaxhment dhe Informatikë (BSc.) (https://uni-pr.edu/). Në vitin 2015 ka përfunduar studimet pasuniversitare në të njëjtin institucion dhe në të njëjtin drejtim, duke fituar titullin Master i Shkencave Ekonomike në Menaxhment dhe Informatikë (MSc.). Ndërsa, studimet e doktoraturës i ka përfunduar në vitin 2024 në Universitetin publik “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (https://ukim.edu.mk/), ku ka fituar titullin Doktor i Shkencave Organizative dhe Menaxhimit (Menaxhment) (Dr. Sc.).

Dr. Sc. Enis MULOLLI filloi rrugëtimin e tij akademik në arsimin e lartë në vitin 2025, duke u bashkuar me Kolegjin e Biznesit Oxford – OBC në Angli (https://oxfordbusinesscollege.ac.uk/) në pozicionin e Research Associate”. Gjatë kësaj periudhe një vjeçare, nga janari deri në dhjetor 2025, ai luajti një rol thelbësor në avancimin e projekteve kërkimore në fushën e menaxhimit dhe biznesit. Kontributet e tij përfshinin zhvillimin e analizave të mbështetura nga të dhëna (data-supported analysis), kryerjen e rishikimeve sistematike të literaturës (literature reviews) dhe ndihmën në zhvillimin e dorëshkrimeve akademike (manuscript development). Këto aktivitete jo vetëm që forcuan kapacitetet hulumtuese të kolegjit, por edhe kontribuuan në prodhimin e publikimeve me potencial ndikim të lartë, duke theksuar ekspertizën e tij në metodologjitë e avancuara hulumtuese dhe sintezën e njohurive në kontekstin e transformimit digjital dhe menaxhimit të burimeve njerëzore. Në vitin 2026, ai iu bashkua Kolegjit AAB në Prishtinë, një institucion i njohur i arsimit të lartë në Kosovë (https://aab-edu.net/). Në këtë institucion ai ligjëron dy lëndë në nivelin Bachelor: Menaxhim i Dijes dhe Inovacionit dhe Sjellje Konsumatore.

 Përvoja e tij profesionale është e gjerë dhe e larmishme, duke mbuluar role kyçe në media digjitale, menaxhim burimesh njerëzore, kontabilitet, shitje (outsourcing) dhe këshillim biznesi. Ai ka qenë i angazhuar për rreth 5 vite (2018-2023) në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në Departamentin e Medias Sociale (https://www.rtklive.com/). Gjatë kësaj periudhe, ai ka menaxhuar praninë multi-platforme në rrjetet sociale për transmetuesin kombëtar, duke zhvilluar dhe zbatuar strategji të përmbajtjeve që kanë rritur ndjeshëm angazhimin e audiencës dhe shtrirjen e saj. Ai ka bashkëpunuar ngushtë me ekipet redaktuese dhe të prodhimit për të sinkronizuar daljen digjitale me objektivat e transmetimit, duke kontribuar në forcimin e imazhit digjital të RTK-së dhe në adaptimin e saj ndaj trendeve moderne të komunikimit.

Po ashtu, për tre vite (2018 – 2021) ka qenë i angazhuar si Menaxher i Burimeve Njerëzore dhe Kontabilitetit në kompaninë Akoma Te Fatlindi (https://akomatefatlindi.com/). Në këtë rol, ka qenë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e rregulloreve, procedurave dhe praktikave të burimeve njerëzore, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme të organizatës. Njëkohësisht, ka menaxhuar proceset financiare dhe kontabël, përfshirë përgatitjen e deklarimeve tatimore, regjistrimin e transaksioneve në librat e kontabilitetit, si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare themelore.

Nga viti 2022 e tutje, Dr. Sc. Enis MULOLLI ushtron profesionin e Këshilltarit të Pavarur për Biznes dhe Shitje. Në këtë rol, ai ofron shërbime konsulence dhe shitje për projekte afatshkurtra komerciale dhe këshilluese, duke mbështetur menaxhimin e pipeline-it të shitjeve, onboarding-un e klientëve dhe aktivitetet e ndjekjes pas shitjes. Ai përdor sisteme të ndryshme CRM për gjurmimin e lead-eve, komunikimin me klientë dhe raportim, duke bashkëpunuar me klientë ndërkombëtarë në Evropë, kryesisht në rajonin DACH (Gjermani, Austri, Zvicër), për të arritur objektiva komerciale specifike të projekteve.

Përkushtimi i Dr. Sc. Enis MULOLLI ndaj përparimit të vazhdueshëm profesional dhe angazhimit të tij në zhvillimin e fushës së menaxhmentit, mbështetet nga një trashëgimi e fortë shkencore që e zgjerohet vazhdimisht me angazhime të përditshme në hulumtime. Ai ka publikuar një numër të konsiderueshëm punimesh në revista të njohura ndërkombëtare, të edituara nga shtëpi botuese me kredibilitet ndërkombëtar si Elsevier, Springer, Taylor & Francis dhe Sage, etj.  Angazhimi i tij kërkimor përfshin jo vetëm publikime shkencore, por edhe pjesëmarrje të rregullta në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe në workshop-e shkencore ku prezanton rezultatet e studimeve të tij. Veprimtaria shkencore e Dr. Sc. Enis MULOLLI pasqyrohet në një numër të konsiderueshëm publikimesh në revista të indeksuara në databaza prestigjioze ndërkombëtare, si Web of Science dhe Scopus. Këto indeksime dëshmojnë standardin e lartë akademik, relevancën dhe ndikimin e punimeve të tij kërkimore në komunitetin shkencor. Në mesin e arritjeve të tij kërkimore më të shquara përfshihen:

 

PUNA SHKOLLORE/SHKENCORE: 

 

  • Teza e masterit: The Competitive Role of Human Resources in Small and Medium Enterprises: Case Study Municipality of Podujeva.

 

BOTIMET/ ARTIKUJT SHKENCOR:

  • Islami, Xh., Mulolli, E. & Mustafa, N. (2025). Artificial intelligence and value-based strategy: a literature review and future research directions. Management Review Quarterly, 76(3), 1-77. https://doi.org/10.1007/s11301-025-00549-x

 

  • Islami, Xh., Mulolli, E., Mustafa, N., Qerimi, F., & Qerimi, A. (2025). Relational capabilities and supply-chain-enabled differentiation in SMEs: evidence from an emerging economy. Supply Chain Forum: An International Journal, 26(4), 1–21.

https://doi.org/10.1080/16258312.2025.2564623

 

  • Mulolli, E., Islami, Xh., & Mustafa, N. (2025). Individual vs. Bundle HRM Practices: Effects on SMEs’ Performance. Management: Journal of Contemporary Management Issues, 30(2), 47-70. https://doi.org/10.30924/mjcmi.30.2.4

 

  • Mulolli, E. & Islami, Xh. (2025). Artificial intelligence and digital leadership: mapping research trends and thematic patterns. South East European Journal of Economics and Business, 20(2), 68-84. https://doi.org/10.2478/jeb-2025-0019

 

  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2025). When and How Does Innovation Augment the Effect of HRM on SME Performance? Journal of Entrepreneurship and Innovation in Emerging Economies, 11(2), 225–251. https://doi.org/10.1177/23939575241301477

 

 

  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2024). Do training and development, internal communication and information sharing, and job design boost the innovation of SMEs? Cogent Business & Management, 11(1), 1-16. https://doi.org/10.1080/23311975.2024.2413912

 

  • Mulolli, E., Islami, Xh., & Hashani, M. (2024). Enhancing SME Performance through Innovation: Evidence from a transition economy – Kosovo. Business, Management and Economics Engineering, 22(2), 401-420. https://doi.org/10.3846/bmee.2024.21800

 

  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2020). A conceptual framework of transformational leadership as an influential tool in the team performance. European Journal of Management Issues, 28(1-2), 13-24. https://doi.org/10.15421/192002

 

 

  • Islami, Xh., Islami, V., Latkovikj M. T., & Mulolli, E. (2019). Barriers hindering the entry of new firms to the competitive market and profitability of incumbents. Management: Journal of Contemporary Management Issues, 24 (2), 121-143. https://doi.org/10.30924/mjcmi.24.2.9

 

 

 

  • Islami, Xh., Mulolli, E., & Mustafa, N. (2018). Using Management by Objectives as a performance appraisal tool for employee satisfaction. Future Business Journal4(1), 94-108. https://doi.org/10.1016/j.fbj.2018.01.001

 

  • Mulolli, E., Islami, Xh., & Skenderi, N. (2017). Business Incubators as a Factor for the Development of SMEs in Kosovo. International Journal of Management, Accounting and Economics, 4 (6), 659-666. https://www.ijmae.com/article_115030.html
  • Skenderi, N., Islami, Xh., & Mulolli, E. (2017). The Impact of Informal Economy in the Development of SMEs-Evidence from Kosovo (2008-2012). International Journal of Management, Accounting and Economics, 4 (5), 554-564. https://www.ijmae.com/article_115021.html

 

 

  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2016). Do the Governmental Grants Influence in Breaching Free-market Competition? – The Data of SMEs Taken in Kosovo. Mediterranean Journal of Social Sciences, 7 (3), 80-88. https://doi.org/10.5901/mjss.2016.v7n3p80

 

  • Islami, Xh., Mulolli, E., & Skenderi, N. (2016). Relationship in Between FDI Inflow and Economic Growth in Kosovo. European Journal of Economics and Business Studies, 4(1), 49-56. https://doi.org/10.26417/ejes.v4i1.p50-57

 

  • Skenderi, N., Islami, Xh., & Mulolli, E. (2016). The Influence of Macroeconomic Factors in the Failure of Returning the Bank Credits in Kosovo. Mediterranean Journal of Social Sciences, 7 (1), 320-327. https://doi.org/10.5901/mjss.2016.v7n1p320

 

  • Mulolli, E., Islami, Xh., & Skenderi, N. (2015). Human Resource Management Practices and SMEs Performance: Study Based In Kosovo. International Review of Management and Business Research 4 (4), 1171-1179.

https://www.irmbrjournal.com/paper_details.php?id=497

 

 

MONOGRAFITË:

  • Mulolli, E., & Islami, Xh. (2025). From People to Performance: How Human Resource Management Drives SME Performance. Artini, ISBN: 978-9951-28-520-9, Prishtinë.

 

 

PREZANTIMET NË KONFERENCA SHKENCORE:

  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2025, October). Strategic Use of Artificial Intelligence in Value Creation: A Systematic Review and Agenda for Future Research. International Scientific Conference: Demographic Changes and Labor Market Dynamics – Challenges of Sustainable Economic Development in Albania, Kosovo, and the Region. The Academy of Sciences of Albania & Kosova Academy of Sciences and Arts.

 

  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2024, October). The relationship between HRM practices and SME performance in light of competitive strategies: evidence from a transition economy. International Conference of Prishtina Management & Entrepreneurship-PRIME. Kosova Academy of Sciences and Arts.

 

  • Islami, Xh., Mulolli, E. (2021, June). Linking HRM practices to operational performance in the emerging economy. Presented in “FEB Zagreb 12th International Odyssey Conference on Economics and Business”, hosted by Faculty of Economics & Business, University of Zagreb, Šibenik, Croatia, 9-12 June 2021.

 

  • Mulolli, E. (2020, March). The impact of HRM practices on firms financial performance: Study based on Kosovo. Presented in: Seventh International Conference on: “Social and Natural Sciences – Global Challenge 2020”. Organized by: International Institute for Private, Commercial, and Competition Law (Austria) in Partnership with: Bielefeld University of Applied Sciences (Germany), Keiser University (USA), Institute of History and Political Science of the University of Białystok (Poland), School of American Law (Greece).

 

  • Islami, Xh., Mulolli, E., & Skenderi, N. (2016, March). Relationship in Between FDI Inflow and Economic Growth in Kosovo. Paper presented at the 8th International Conference on Social Sciences, European Center for Science Education and Research, Sofia.

 

  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2016, March). Drejtimi i politikave qeveritare në mbështetjen e NVM-ve në Kosovë. Paper presented at the IVth Conference Regional of Science (Kosovo, Albania, Macedonia, Serbia, Montenegro). On the topic: Changes in society through reforms, with particular emphasis on education, justice and the economy. Kosovo.

 

  • Mulolli, E., Islami, Xh., Skenderi, N. (2016, March). Inkubatorët e biznesit si faktor për zhvillimin e NVM-ve në Kosovë.Paper presented at the third International Conference on: Interdisciplinary Studies. International Institute for Private, Commercial and Competition Law. Tirana.

 

  • Skenderi, N., Mulolli, E., Islami, Xh. (2016, March). Ndikimi i ekonomisë informale në zhvillimin e NVM-ve në Kosovë. Paper presented at the third International Conference on: Interdisciplinary Studies. International Institute for Private, Commercial and Competition Law. Tirana.

 

PREZANTIMET NË PUNËTORI (WORKSHOPS)

 

  • Mulolli, E., & Islami, Xh. (2021, September). The impact of human resource management practice on financial and non-financial performance of SME-s. Presented in: The workshop of the Central, East, and South-East European PhD Network (CESEENet) in Economics, Management and Finance. At “Odessa National Economic University”, September, 16-17, 2021, in Odessa, Ukraine.

 

RECENSUES SHKENCOR

Dr. Sc. Enis MULOLLI shërben si recensues për revista shkencore të indeksuara ndërkombëtarisht, duke përfshirë:

 

 

Dr. Sc. Enis MULOLLI ka investuar vazhdimisht në zhvillimin profesional përmes trajnimesh dhe seminareve specializuese, duke thelluar njohuritë akademike dhe aftësitë kërkimore. Ai është certifikuar nga institucione vendore e ndërkombëtare, duke përfunduar me sukses certifikime si:

  • Certifikatë për Menaxhimin e projektit me MS Project.
  • Certifikatë për Trajnim të Avancuar në Gazetari Multiplatforme nga Thomson Media
  • Certifikatë për Planifikimin e Projekteve, niveli i avancuar.

 

Dr. Sc. Enis MULOLLI është i pranishëm në platformat kryesore akademike dhe databazat shkencore më të njohura ndërkombëtarisht. Punimet e tij të publikuara, aktivitetet kërkimore dhe të dhënat profesionale mund të gjenden në:

 

 

 

 

 

 

 

  • Linkedin: https://www.linkedin.com/in/enis-mulolli-ph-d-57207b198/

 

AFTËSITË DHE KOMPETENCAT SOCIALE:

Gjuha amtare e Dr. Sc. Enis MULOLLI është gjuha shqipe, ndërsa zotëron në nivel shumë të mirë edhe gjuhën angleze dhe gjermane. Gjatë studimeve dhe përvojës së tij profesionale ka zhvilluar kompetenca të avancuara në përdorimin e programeve si Microsoft Office, SPSS, AMOS, R Studio, VOSviewer, CiteSpace dhe aplikacione të tjera analitike e kërkimore. Gjithashtu, posedon patentë-shoferi të kategorive B1, B, M, L dhe T.