PhD.c Flamur GASHI, ka lindur në Pejë – Kosovë, më 10 qershor 1969. Është diplomuar në Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Është kandidat për Doktor Shkence në të Drejtën Ndërkombëtare. Ka kryer disa trajnime për gazetarinë hulumtuese si dhe në fushën e diplomacisë, si në vend, ashtu edhe jashtë tij.
Z.GASHI, ka kryer funksionin e “Ndimësit” të Ministrit për Informata të Republikës së Kosovës, ‘Këshilltar’ i dy ministrave të mbrojtjës gjatë luftës 1997/2000, si dhe këshilltar i kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës (1995-2000) – me seli në Tiranë.
Nga viti 2001 deri në 2004, ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Asociacionin Kosovar të Atlantikut, me seli në Prishtinë.
Kontributi i z.GASHI, është gjithashtu i njohur dhe në fushën e gazetarisë dhe atë të studimeve politike. z.Flamur GASHI, ka qenë bashkëpunëtor dhe gazetar në Radio Televizionin Shqipëtar, Kryeredaktor dhe Drejtor i “Radio Kontakt”, radios së parë private në Shqipëri, si dhe Redaktor në Revistën “Koha” dhe gazetën “Kosova”. z.GASHI, gjithashtu ka qenë zëvendës Kryetar i Bordit për Monitorimin e Mediave të Republikës së Shqipërisë.
Z.GASHI, ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës Shqiptare në Ministrinë e Punëve të Jashtme – Tiranë; Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike –Tiranë; Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit, me rastin e vizitës së Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë (2007).
Nga 2010 – 2014, Z. Flamur GASHI, ka qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë- dhe Hercegovinë.
Nga tetori 2014 deri në gusht 2017 dhe nga gushti 2017 deri ne gusht 2022, Ambasador Flamur GASHI ka qenë Këshilltar për Çështjet e Rajonit dhe Diasporën i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bujar Nishani dhe i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Ilir META.
Gjithashtu z.GASHI, ka qenë “Këshilltar ex oficio” i presidentit SH.T.Z.Sali BERISHA, presidentit SH. T. Z. Bamir TOPI, minsitrave të Jashtëm Besnik MUSTAFAJ dhe Edmond PANARITI, si dhe kryeministrit Sali BERISHA.
Z.Flamur GASHI, është ligjërues në Kolegjin AAB në Prishtinë.
Z.GASHI, është Drejtor Ekzekutiv i televizionit “A2 CNN Kosova”.
Ambasador Flamur GASHI, është Drejtor për Çështjet e Rajonit dhe Diasporën, si dhe anëtar i Bordit Drejtues dhe Asamblesë së Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë – Tiranë.
Ambasador Flamur GASHI, është vlerësuar me dekorata mirënjohjeje dhe çmime të ndryshme të veçanta, si në vend ashtu edhe jashtë tij.
Profesor Flamur GASHI, numëron disa rtikuj të ndryshëm shkencorë në revista vendore dhe ndërkombëtare si dhe librin universitar “Uloga diolomatije u rješavanju međunarodnih i međudržavnih problema na zapadnom Balkanu”.
z.Flamur GASHI, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Flet serbisht, kroatisht, gjermanisht dhe anglisht.