Prof.Ass. Dr

Idriz Sopjani

Dekan

Idriz Sopjani u lind në Prishtinë më 1983. Karrierën e tij profesionale dhe akademike e ka të zhvilluar në fushën e infermierisë. Në vitin 2006 diplomoi në nivelin Bachelor në Departamentin e Infermierisë dhe Mamive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në 2010 diplomoi në studimet Master në shkenca shëndetësore dhe infermierore në Universiteti Martin- Luther, Halle-Wittenberg të Fakultetit të Mjekësisë në Gjermani.

Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Institutit të  Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore në Universitetin Martin- Luther, Halle-Wittenberg në Gjermani, me temë “Vlerësimi i implementimit të fushatës globale të OBSH-së “SHPËTONI JETË: Pastroni Duart tuaja” në spitalet e Kosovës me vlerësim pre dhe post.

Në vitin 2009 është certifikuar nga EBM Detusche Netzwerk me titullin trajnues për “Evidence-based Practice” në infermieri. Nga viti 2015 është anëtar i Bordit Etik në Odën e Infermierëve të Kosovës.

Në vitin 2016 ka realizuar trajnimin e akredituar nga Ministria e Shëndetësisë për edukimin e vazhdueshëm profesional të infermierëve me temë “Parandalimi i infeksioneve intraspitalore”. Në vitin 2012 ka botuar librin “Ndërgjegjësimi i infermierëve dhe mamive në fushën e kërkimit shkencor” manual dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe udhërrëfyesin e OBSH-së për sigurinë e pacientit në vitin 2015 “Udhërrëfyesit e OBSH-së për Higjienën e Duarve në Kujdesin Shëndetësor“.

Në uebfaqen e Asociacionit Ndërkombëtar të Infermierëve ka publikuar dy punime: “Kujdes efektiv, Kosto efektive” dhe “Përmirësimi i reziliencës së sistemeve shëndetësore”.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe ka njohuri bazë të gjuhës serbo-kroate.

 

Ligjëron lëndën:

Edukimi dhe promovimi shëndetësor

CV