Shkenca Shëndetësore

Fakulteti i Shkencave Shëndetësore angazhohet në përgatitjen dhe ngritjen e profesionistëve shëndetësor të cilët do të kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Ky fakultet angazhohet për të ofruar një përvojë të pasur edukative dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësi dhe njohuri që do t’i përdorin ato për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të përmbushur qëllimet e tyre profesionale dhe personale në fushën e shëndetit.

Dekanati

Idriz Sopjani

Dekan

Prof. Ass. Dr. Idriz Sopjani ka lindur më 11 tetor 1983 në Prishtinë, ku ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2006, diplomoi në drejtimin “Infermieri e Përgjithshme” në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare i ka vazhduar në Universitetin Martin Luther në Gjermani, ku në vitin 2010 përfundoi programin e magjistraturës në drejtimin “Shkenca Shëndetësore dhe Infermierore”, duke fituar titullin Magjistër i Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore (MSc).

Në vitin 2018, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës në po të njëjtin universitet – Martin Luther University Halle-Wittenberg – me temën: “Vlerësimi i zbatimit të fushatës globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ‘Shpëto jetë – Pastro duart’ në spitalet e Kosovës”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore.

Përvoja profesionale

Prof. Ass. Dr. Idriz Sopjani ka një përvojë të konsoliduar në arsimin e lartë në fushën e shkencave shëndetësore, me një fokus të veçantë në zhvillimin akademik dhe menaxhimin institucional. Që nga viti 2016 është i angazhuar në Kolegjin AAB në Prishtinë, ku ushtron funksionin e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Shëndetësore. Brenda këtij institucioni, ligjëron në programin Bachelor në Infermieri lëndët “Infermieria tek të moshuarit dhe Geriatria” dhe “Hulumtimi në infermieri”, ndërsa në programin Master në Menaxhment Shëndetësor ligjëron lëndën “Metodat e kërkimit shkencor”. Gjatë kësaj periudhe ka udhëhequr procesin e zhvillimit dhe akreditimit të të gjitha programeve studimore në fushën e shëndetësisë në kuadër të Kolegjit AAB, duke kontribuar në ngritjen e standardeve akademike dhe profesionale. Po ashtu, ka promovuar bashkëpunime të qëndrueshme me institucione të arsimit të lartë në rajon dhe në nivel ndërkombëtar. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i angazhimit të tij ka qenë mentorimi i stafit të ri akademik, si dhe mbështetja aktive e studentëve në formimin e tyre profesional. Ka mentoruar një numër të konsiderueshëm studentësh në nivelin master në kuadër të programit të Menaxhmentit Shëndetësor në tema të ndryshme kërkimore.

Nga viti 2010 deri në vitin 2016 ka qenë i angazhuar në Kolegjin Heimerer si ligjërues dhe koordinator për çështjet akademike. Në këtë funksion ka kontribuar në hartimin e kurrikulave dhe në procesin e akreditimit të programeve studimore, organizimin e praktikave klinike, si dhe në ndërlidhjen efektive të teorisë me praktikën profesionale. Ka koordinuar stafin akademik dhe ka organizuar aktivitete të zhvillimit profesional për mësimdhënësit, me qëllim përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie.

Karrierën akademike e ka filluar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ku gjatë viteve 2009–2015 ka qenë asistent në Departamentin e Infermierisë. Në këtë periudhë ka ndihmuar në realizimin e ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe aktiviteteve kërkimore, duke fituar përvojë të rëndësishme në procesin akademik dhe në bashkëpunimin brenda një mjedisi universitar.

Publikime shkencore (Scopus & Google Scholar)

Prof. Sopjani është autor dhe bashkëautor i një numri të konsiderueshëm artikujsh të botuar në revista shkencore ndërkombëtare të indeksuara në Scopus dhe Google Scholar. Temat që trajton përfshijnë shëndetin publik, infermierinë, edukimin profesional dhe qëndrimet ndaj vaksinimit dhe sëmundjeve infektive. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:

  1. Shahini, M., Telaku, N., Sopjani, I., Kamberi, M., Fetahu, D., & Murtezaj, D. (2023). Emotional intelligence as a protective factor against mental health problems of health workers.
    Population Medicine, 5(12), 1–8.
    https://doi.org/10.18332/popmed/176215
  2. Sopjani, I., Arbag, E., Tokat, M. A., & Ozozturk, S. (2022). The COVID-19 Vaccine Opinions of Women Planning a Pregnancy: International Web Blogs Scanning.
    Medical Archives, 76(5), 354.
    Link
  3. Asimakopoulou, E., Andreou, A., Patelarou, A., Patelarou, E., Sopjani, I., & Argyriadis, A. (2022). Epidermolysis Bullosa: A case study in Cyprus and the nursing care plan.
    International Journal of Nursing Knowledge, 33(4), 312–320.
    https://doi.org/10.1111/2047-3095.12364
  4. Patelarou, A., Saliaj, A., Galanis, P., Pulomenaj, V., Prifti, V., Sopjani, I., Mechili, E.A., et al. (2022). Predictors of nurses’ intention to accept COVID‐19 vaccination: A cross‐sectional study in five European countries.
    Journal of Clinical Nursing, 31(9–10), 1258–1266.
    https://doi.org/10.1111/jocn.15980
  5. Patelarou, E., Galanis, P., Mechili, E. A., Argyriadi, A., Argyriadis, A., Asimakopoulou, E., … & Patelarou, A. (2022). Assessment of COVID-19 fear in five European countries before mass vaccination and key predictors among nurses and nursing students.
    Vaccines, 10(1), 98.
    https://doi.org/10.3390/vaccines10010098
  6. Sopjani, I., & Elezi, S. (2021). Prevalence of hypertension and diabetes in the population of Kosovo.
    Frontiers of Nursing, 8(3), 261–267.
    https://doi.org/10.2478/fon-2021-0027
  7. Patelarou, E., Galanis, P., Mechili, E. A., et al. (2021). Factors influencing nursing students’ intention to accept COVID-19 vaccination: A pooled analysis of seven European countries.
    Nurse Education Today, 104, Article ID 105010.
    https://doi.org/10.1016/j.nedt.2021.105010
  8. Terziqi, H., Sopjani, I., Gjikolli, B., Muqaj, G., & Mustafa, M. (2021). Algorithms for management of post-burn contracture in upper extremity in children.
    Annals of Burns and Fire Disasters, 34(2), 192.
    https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC8396151/
  9. Sopjani, S., Sopjani, I., & Dushi, O. (2019). A self-reported study toward melanoma knowledge, protective behavior and personal risk among nursing faculty students at AAB University of Kosovo.
    Medical Archives, 73(3), 201–204.
    https://doi.org/10.5455/medarh.2019.73.201-204
  10. Sopjani, I., Jahn, P., & Behrens, J. (2017). Training as an effective tool to increase the knowledge about hand hygiene actions: An evaluation study of training effectiveness in Kosovo.
    Medical Archives, 71(1), 16–19.
    https://doi.org/10.5455/medarh.2017.71.16-19
  11. Sopjani, I., Vehapi, S., Gorani, D., Imeri, M., Vitoja, S., & Tahiri, S. (2016). The relation between depressive symptoms and self-care in patients with diabetes mellitus type 2 in Kosovo.
    Medical Archives, 70(6), 425–428.
    https://doi.org/10.5455/medarh.2016.70.425-428
  12. Tahiri, Sh., Sopjani, I., Ejupi, V., Beqiri, L., & Berisha, A. (2020). Postpartum depression and the role of midwives in its early detection.
    Open Journal of Nursing, 10(8), 7454.
    https://www.scirp.org/journal/Paperabs?PaperID=102302
  13. Sopjani, I., Ejupi, V., & Tahiri, Sh. (2020). Administration of chemotherapy in University Clinical Center of Kosova by nurses.
    Open Journal of Nursing, 10(5), 513–525.
    https://www.scirp.org/journal/Paperabs?PaperID=100386
  14. Sopjani, I., Jahn, P., & Behrens, J. (2017). Hand hygiene training and its impact on the knowledge of undergraduate nursing students in Kosovo.
    Global Journal of Health Science, 9(4), 142–147.
    https://doi.org/10.5539/gjhs.v9n4p142
  15. Sopjani, I., & Gruda, A. (2017). The knowledge, attitudes and practices of nurses toward management of hospital-acquired infections in the University Clinical Center of Kosovo.
    Materia Socio Medica, 29(2), 84–87.
    https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC5544441/
  16. Sopjani, I. (2016). Health care personnel’s attitude toward hand hygiene in regard to the prevention of health-care associated infections: A cross sectional study at the University Hospital Pristine.
    Open Journal of Nursing, 6(10), 841–852.
    https://www.scirp.org/journal/paperinformation?paperid=71459
Libra dhe manuale akademike

Jaha, L., Gashi-Geci, A., & Sopjani, I.
Kirurgjia për infermierë, Shtëpia Botuese “Artini”, 2002
ISBN: 978-9951-281-32-4

Ramaj, A., Sopjani, I., & Prifti, V.
Ndërgjegjësimi i infermierëve dhe mamive në fushën e kërkimit shkencor: Manual, Shtëpia Botuese “Artini”, 2012
ISBN: 978-9951-8859-7-3

Angazhimi në projekte kërkimore dhe zhvillimore
  • 2009Krahasimi i kurrikulave Bachelor në infermieri në Evropën Juglindore dhe BE. Projekt me fokus në analizën krahasuese të kurrikulave dhe përputhshmërinë me standardet evropiane (https://isee-hsp.net/)
  • 2010Njohuritë dhe qëndrimet e komunitetit ndaj HIV/AIDS në Kosovë. Hulumtim operacional i mbështetur nga Global Fund për vlerësimin e ndërgjegjësimit publik (https://kcdf.org/)
  • 2010Institucionet që trajtojnë HIV/AIDS në Kosovë. Projekt që analizoi rolin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional (https://kcdf.org/)
  • 2010Risku i HIV/AIDS tek popullata mobile në Kosovë. Vlerësim i grupeve në rrezik të shtuar për infeksion (https://kcdf.org/)
  • 2012–2016INSTEAP – Reforma ndërdisiplinore dhe arsimi i lartë inovativ për profesione të reja. Projekt TEMPUS i Komisionit Evropian (https://cordis.europa.eu/project/)
Profili personal

Prof. Ass. Dr. Idriz Sopjani është një figurë me përvojë të gjithanshme profesionale, që dëshmon përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë në arsim, zhvillimit të kapaciteteve akademike dhe avancimit të profesionit të infermierisë në Kosovë.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.

Edona Gara

Koordinatore për Mësim

Koordinatore për Mësim në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore – Kolegji AAB

Shkollimi

Edona Gara ka lindur më 17/09/1995 në Drenas, ku përfundoi dhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Edona Gara ka përfunduar studimet Bachelor në Infermieri në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 2013-2016. Më tej, ka ndjekur studimet Master Shkencore në Edukim Shëndetësor në të njëjtin fakultet, të cilat i përfundoi në vitin 2017-2020. Në vijim, ajo ka kryer edhe studimet Master Shkencor në InfermieriUniversitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, Shqipëri, të cilat i ka përfunduar në vitin 2020-2023. Ndërsa nga viti 2023 është duke ndjekur studimet e DoktoraturësUniversitetin Tor Vergata në Romë, Itali, në Departamentin e Biomjekësisë dhe Edukimit Shëndetësor në fushën e Shkencave Infermierore dhe Shëndetit Publik.

Përvoja profesionale

Nga viti 2016 deri në shtator të vitit 2017, Edona Gara ka punuar si infermiere instrumentare në Spitalin “Kardio Center” në Prishtinë, një institucion i specializuar në shërbime kardiokirurgjike dhe procedura invazive.

Karrierën akademike Edona Gara e ka filluar në tetor të vitit 2017 në Kolegjin AAB, ku ka ushtruar detyrën e asistentes mësimore në Fakultetin e Infermierisë. Gjatë kësaj periudhe (tetor 2017 – janar 2018), ajo ka qenë gjithashtu koordinatore e praktikave klinike, duke organizuar dhe mbikëqyrur procesin e realizimit të praktikave profesionale për studentët në institucionet shëndetësore partnere. Ajo ka bashkëpunuar ngushtë me instruktorët klinikë dhe ka siguruar zbatimin e standardeve të praktikës në përputhje me kurrikulën.

Nga viti 2018 deri në tetor të vitit 2023, ka ushtruar funksionin e Koordinatores së Cilësisë në kuadër të Fakultetit të Infermierisë. Në këtë rol, ajo ka qenë përgjegjëse për: zbatimin dhe përmirësimin e standardeve të brendshme të cilësisë akademike dhe administrative; hartimin e raporteve të vetëvlerësimit dhe përgatitjen për proceset e akreditimit institucional e programor; mbledhjen dhe analizimin e të dhënave mbi cilësinë e mësimdhënies dhe kënaqësinë e studentëve; përmirësimin e vazhdueshëm të praktikave pedagogjike dhe monitorimin e vlerësimit të performancës akademike.

Prej vitit 2020, Edona Gara ushtron gjithashtu detyrën e ligjërueses në programin e Infermierisë në Kolegjin AAB. Në këtë rol, ajo ligjëron lëndën e Kujdesit infermieror tek të moshuarit dhe geriatria në nivelin Bachelor të Infermierisë, si dhe lëndën “Programi Diagnostiko – Terapuetik”.

Përmes mësimdhënies, ajo ka kontribuar në përgatitjen profesionale të studentëve në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit në shkencat shëndetësore, duke integruar përvojën klinike dhe aftësitë kërkimore në procesin edukativ. Ajo përdor metoda aktive të të nxënit, vlerësim të vazhdueshëm dhe orientim praktik për të forcuar kompetencat e studentëve në përballjen me sfidat e sistemit modern të kujdesit shëndetësor.

Nga tetori i vitit 2023, Edona ushtron detyrën e Koordinatores për Mësimdhënie në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në të njëjtin kolegj. Në këtë pozicion, ajo është e përfshirë në: planifikimin dhe organizimin e procesit mësimor për të gjitha programet e fakultetit; mbështetjen e stafit akademik në zhvillimin e materialeve didaktike dhe në zbatimin e metodave moderne të mësimdhënies; sigurimin e përputhshmërisë së mësimdhënies me standardet e arsimit të lartë dhe kërkesat e tregut të punës në fushën e shëndetësisë.

Përvoja e saj shumëvjeçare në role të ndryshme akademike dhe administrative e ka pajisur me një kuptim të thellë të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe me aftësi të forta organizative, bashkëpunimi dhe udhëheqjeje në mjedis institucional.

Publikimet shkencore
Konferencat / Seminarët
  • 29-31 Maj – 7th ESNO Congress, Zagreb: Self-care behaviors in older adults with multiple chronic conditionsPjesëmarrëse aktive. Book of Abstracts
  • 2024 – Prishtinë, Kosovë: “Nursing Care for Geriatrics” – Kolegji AAB
  • 2023 – Prishtinë, Kosovë: “Nursing Care for Patients with Chronic Diseases (Diabetes and Hypertension)” – Kolegji AAB
  • 2024 – Prishtinë, Kosovë: “Improving Women Health in Covid-19 Pandemic” – Kolegji AAB & Dokuz Eylül University
  • 2021 – Online: “Nursing Care Services and Skill Education in Pandemic Process” – Kolegji AAB & Dokuz Eylül University
  • 2021 – Online: “Covid-19 Pandemic Challenges and Opportunities in Nursing Education” – Kolegji AAB & Dokuz Eylül University
  • 05-06 Maj 2021 – Prishtinë, Kosovë: “The 1st International Congress of Nurses, Midwives and Other Health Professionals of the Balkans – CNMHPB” – Kosova Chamber of Nurses

Edona Shala

Koordinatore për Sigurimin e Cilësisë

Edona Shala ka lindur më 07.09.1993 në Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Infermieri të Përgjithshme në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në janar të vitit 2017. Më tej, ka vazhduar studimet Master në Edukim në Kujdesin Shëndetësor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, të cilat i ka përfunduar në nëntor të vitit 2020.

Karrierën profesionale e ka filluar në Kolegjin AAB, ku gjatë vitit akademik 2018-2019 ishte e angazhuar si asistente në lëndën “Praktika Klinike”, duke realizuar ushtrime në laboratorët e infermierisë. Më pas, nga tetori i vitit 2019 deri në janar të vitit 2023, ka qenë asistente e angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku ligjëroi në lëndën “Praktika Klinike I” dhe monitoroi studentët në institucionet shëndetësore.

Nga tetori i vitit 2020, Edona u rikthye në Kolegjin AAB, kësaj here me rol të përhershëm si asistente e rregullt, ligjëruese dhe koordinatore e praktikave për studentët e vitit të dytë në lëndën “Kujdesi Infermieror Onkologjik dhe Paliativ”. Që nga shtatori i vitit 2023, ajo është emëruar edhe Koordinatore për Sigurimin e Cilësisë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në të njëjtin kolegj, duke u angazhuar gjithashtu edhe si koordinatore e tezave të diplomës.

Edona ka marrë pjesë në trajnime dhe kurse të shumta profesionale, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, duke përfshirë:

  • Trajnimin ndërkombëtar “Përmirësimi i edukimit dhe praktikës infermierore gjatë pandemisë COVID-19” organizuar nga Fakulteti i Infermierisë “Dokuz Eylul” në Turqi dhe Kolegji AAB (2021);
  • Trajnim ndërkombëtar me temë “Njohuri të përgjithshme infermierore” me pjesëmarrës nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Kroacia dhe Turqia (2021);
  • Kurse ndërkombëtare për edukim të vazhdueshëm profesional në menaxhimin e dhimbjes dhe kujdesin infermieror për pacientët me çrregullime neurologjike;
  • Certifikata në infermierinë psikiatrike dhe shëndetin mendor;
  • Certifikata “Qasje e integruar në shëndet dhe edukim shëndetësor”.

Ajo zotëron aftësi shumë të mira organizative dhe kompjuterike, me njohuri në programe si MS Word, PowerPoint, SPSS dhe Adobe. Gjithashtu, ka njohuri të shkëlqyera në gjuhët angleze dhe gjermane, në të folur, lexim dhe të shkruar.

Edona është anëtare e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK) dhe njihet për përkushtimin e saj profesional, punën ekipore dhe angazhimin në ngritjen e cilësisë në arsimin infermieror.