Dr.Sc.

Ilir Bytyçi

Zëvendësrektor

Prof. Ass. Dr. Ilir Bytyçi ka lindur më 20 nëntor 1974 në Lipjan, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2000, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Banka dhe Financa” .  Ndërsa, në vitin 2010 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (Mr.Sc). Në kuader të angazhimeve të kompanisë (Telekomi i Kosovës – VALA) në vitin 2005, përfundoi Young Executive Training Programme,  një bashkpunim mes Univeristy of Hull, London dhe MASHT & Telekomi i Kosovës – VALA. Më tej, në vitin 2019, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës, me temën: “Roli i Menaxhimit në Suksesin e Ndërmarrjeve Publike – studim rasti i Telekomit të Kosovës – VALA”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, profili në Menaxhim.

Përvoja e tij profesionale filloi në kontekstin ndërkombëtar, fillimisht në zyrën e UNHCR-së (United Nation High Commissioner for Refugee) në Kukës (Shqipëri) gjatë vitit 1999, dhe më pas në UNHCR-së në selinë qendrore (HQ) në Prishtinë deri në vitin 2003. Nga viti 2003 e deri në qershor 2022, Prof. Bytyçi ka pasur një karrierë të gjatë në Telekomin e Kosovës – VALA, ku ka mbajtur një varg pozicionesh menaxheriale kyçe si: Menaxher Financiar për Klientët, Menaxher i  i Sistemit të Faturimit (Billing), Menaxher i Sigurimit të të Hyrave (RA), Menaxher i Kontrollit të Brendshëm, Koordinator Financiar në Zyrën e Kryeshefit, Menaxher i Cilësisë Totale (TQM), si dhe udhëheqës dhe krijues i disa projekteve tjera strategjike.

Prof. Ass. Dr. Ilir Bytyçi është një akademik dhe menaxher i lartë me përvojë të gjerë në sektorët publik, privat dhe akademik në Kosovë dhe rajon. Aktualisht mban postin e ZëvendësrektoritKolegjin AAB dhe është anëtar i Bordit të RTK-së. Me një karrierë shumë të pasur që përfshin menaxhimin e ndërmarrjeve publike e private, zhvillimin e arsimit të lartë, angazhimin në kulturë dhe art, media ai paraqet një profil të lartë multidisiplinar dhe vizionar.

Në të njëjtën kohë, ai ka qenë dhe është i angazhuar në funksione të larta drejtuese në institucione të ndryshme. Nga viti 2017 deri në vitin 2019 ka qenë Kryetar i Bordit të “The British School of Kosova, më 2020 deri 2021 është emëruar Anëtar i Bordit të RTK-së, dhe nga viti 2021 deri në vitin 2024 ka shërbyer si Kryetar i Bordit të Radio Televizionit ATV. Paralelisht, nga viti 2021 ka mbajtë edhe postin e Shefit të Kabinetit të Kryetarit të Këshillit Drejtues në Kolegjin AAB, ndërsa nga viti 2025 është emëruar Zëvendësrektor i këtij institucioni.

Prof. Bytyçi ka një aktivitet të dendur akademik. Që nga viti akademik 2011/12, është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB ku ligjëron lëndë të fushës së menaxhmentit dhe ekonomisë si: Sjellja Organizative, Lidershipi, Ndërmarrësia & NVM, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Biznesi Ndërkombetar, Menaxhimi i Cilësisë (TQM), Statistika, Menaxhimi i Sistemeve Informative (MIS), Menaxhimi Bankar dhe të tjera.

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe konferenca ndërkombëtare. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:

  • VIRTUS INTERPRES (Scopus) 2023: Journal of Governance and Regulation Research Title: The impact of Total Quality Management on Operational Performance.
    Link
    Volume 12, 2023 Issue 1, ISSN-2220-9352 (print), ISSN-2306-6784 (online), www.virtusinterpress.org
  • Slovakia 2014: QUAESTI Virtual Multidisciplinary conference
    Research Title: Corporate Governance in Public Enterprises in Kosovo
    https://www.quaesti.com/archive/?vid=1&aid=1&kid=160201
  • Rumania 2015: International Multidisciplinary Research Journal
    European Academic Research. International Multidisciplinary Research Journal. Research Title: The role of SME’s, their impact in economic growth. Kosova case.
    ISSN 2286-4822, ISSN-L 2286-4822, Impact Factor: 0.485 (GIF)
    www.euacademic.org
  • Birmingham, United Kingdom 2015: Progressive Academic Publishing, Birmingham,
    European Journal of Business, Economics and Accountancy,
    Research title “Entrepreneurship and innovative SME’s – as a key of economic development – Kosovo case”
    Vol. 3, No. 4, 2015 ISSN 2056-6018
    http://www.idpublications.org/ejbea-vol-3-no-4-2015/
  • ROME, Italy 2015: ICSD – International Conference on Sustainable Development
    Research Title: The impact of Entrepreneurship into Economic Sustainability: Kosovo Case
    https://ecsdev.org/books-proceedings/proceedings-2015www.ecsdev.org

Punimet tjera shkencore:

  • 2018 – Research Development Centre, Pejë,
    ISBN 978-986-216849-1, ISSN 1800-9794
  • 2015 – UETEuropean University of Tirana, Economicus Journal 12
    Research title “The role of leadership in the development of publicly owned enterprises“.
    Post and Telecommunications of Kosovo”. ISSN 2223-6295,
  • 23 – 24 May 2013 – Kolegji Universitar “Pjetër Budi” dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Konferenca shkencore ndërkombëtare “Menaxhimi i resurseve ekonomike në funksion të zhvillimit të vendeve në tranzicion”. Tema 1: “Roli i Bizneseve të Vogla dhe të Mesme (BVM), ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe Investimet në Kosovë” ISBN 978-9951-492-07-2
    Tema 2: “Menaxhimi i sistemeve Informatike në Hekurudhat e Kosovës (InfraKos & TrainKos” ISBN 978-9951-492-07-2
  • 29 Septembar 2012 – Kolegji Universitar “GLOBUS” Prishtinë. Konferenca e pestë Ndërkombëtare me temë “Globalization, Development, Public Policy & Management: An Business Development Perspective” Prishtina, Kosovo. Tema: “Procesi i Globalizimit dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
    ISBN 978-9951-582-07-0

Kultura dhe arti – Përveç sferës akademike dhe menaxheriale, Prof. Dr. Bytyçi është i angazhuar aktivisht edhe në kulturë dhe art. Nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka qenë Drejtor i Teatrit AAB “Faruk Begolli. Në 2020 ka qenë ko-producent i serialit televiziv “Tre Vllaznit” dhe që nga viti 2023 është Producent Ekzekutiv i Festivalit, PITF – Prishtina International Theatre Festival. Ai është gjithashtu producent dhe ko-producent i disa shfaqjeve teatrale për të rritur dhe fëmijë.

Vizitat kulturore & artistike – Në korrik 2024 përfaqësoi teatrin AAB “Faruk Begolli” në Festivalin Ndërkombëtar D’Avignon në Francë, një nga festivalet më të mëdha të arteve skenike në botë.

Prof. Ass. Dr. Ilir Bytyçi është një figurë me përvojë dhe ndërlidhje në mes akademisë, institucioneve dhe ndërmarrjeve publike & private, menaxhimin e korporatave dhe zhvillimit medial dhe kulturor, i njohur për përkushtimin e tij ndaj cilësisë, inovacionit dhe avancimit të institucioneve ku shërben.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.