Prof.Ass. Dr

Izet Sadiku

Profesor

Biografia
Prof. Dr. Izet Sadiku ka lindur më 10 gusht 1968 në Hajvali të Prishtinës, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2000 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës, në degën “Mjekësi e Përgjithshme”. Në vitin 2008 përfundoi specializimin në Sëmundjet Infektive, ndërsa në vitin 2009 fitoi titullin Master i Shkencave Mjekësore. Në vitin 2013 mbrojti doktoratën në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë me temën: “Karakteristikat klinike, laboratorike, diagnostike dhe trajtimi i tularemisë në Kosovë gjatë viteve 2006-2011”.
Karriera e tij profesionale përfshin pozita të larta udhëheqëse dhe akademike në sektorin shëndetësor të Kosovës. Ka shërbyer si Këshilltar Politik i Ministrit të Shëndetësisë (2015), Zëvendësministër i Shëndetësisë (2015-2017; 2020), dhe Drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive (2021). Gjithashtu ka qenë Këshilltar Politik i Zv/Kryeministrit (2009-2012) dhe Këshilltar për Shëndetësi dhe Arsim (2005-2007). Aktualisht, është Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë.
Në fushën akademike, që nga viti 2003 ka qenë asistent në Universitetin e Prishtinës, më pas ka ligjëruar edhe në kolegjet gjatë viteve 2014-2016 në ‘Rezonanca’ dhe gjatë viteve 2009-2012 në kolegjin FAMA. Nga viti 2015 është profesor në Kolegjin AAB. Nga viti 2013 deri më 2019 ishte Shef i Infektimeve Intra-Hospitalore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Si Zëvendësministër, ka udhëhequr projekte të rëndësishme për përmirësimin e kujdesit për nënën dhe fëmijën, funksionalizimin e kirurgjisë kardiake pediatrike, klinikën e re të kirurgjisë kardiake dhe laboratorin e mikrobiologjisë në QKUK.
Gjatë angazhimit të vazhdueshëm në promovimin dhe ruajtjen e shëndetit publik, Dr. Sadiku ka kontribuar në periudhën e COVID-19 si udhëheqës Drejtori i Infektivës dhe më pas si Drejtor i Shëndetësisë gjatë periudhës 2022-2025 në organizimin e fushatave vetëdijësuese me impakt të lartë tek qytetarët, si: Fushata vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure” – fushatë ndërgjegjësuese disa mujore për kontrollat e rregullta dhe zbulimin e hershëm, përmbyllet me vrapimin dedikuar të mbijetuarave dhe të atyre që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, përfshirë Ligjërata ndërgjegjësuese në shkolla të mesme të Kryeqytetit, xhami, katedralë, doganë, polici, dhe përfitues të SOS fshatrave, ndërgjegjësim përmes aktiviteteve sportive dhe mediave, përfshirë edhe brendimin e një autobusi me mesazhe ndërgjegjësuese, ku kemi arritur rritje 100% të numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet gjatë dy viteve të fundit, Fushata vetëdijësuese për diabet, Inicimi i hapjes së Këshillimores/Dhomës për Edukim dhe Promovim Shëndetësor për Menaxhimin e Sëmundjeve Jo-ngjitëse (SJN), e cila ka për qëllim që të fuqizojë qytetarët që të kuptojnë më mirë sëmundjet jo-ngjitëse, të njohin faktorët e rrezikut, si dhe të marrin masa për parandalimin dhe menaxhimin e tyre, Organizimi i karvaneve shëndetësore për promovimin e stilit të jetesës së shëndetshme. Hapja e Këshillimores për HIV/AIDS, Hepatit B dhe C dhe Sifilis në objektin e AMF-së në lagjen Student, e para në nivel parësor në kryeqytet, publikimin e revistës” Shëndeti i Kryeqytetit”.

Publikime Shkencore
Artikuj në Revista
1. Sadiku I., Krasniqi V., Jerliu N., Emini M. (2005). Voulentary counselling and testing for HIV/AIDS in Infective Clinic in Prishtina. Symposium of Public Health “Days of Preventive Medicine of Kosova”, Prishtinë.
2. N. Sadije, I. Sadiku (2005). Clinical characteristics and ethiological of viral meningitis in Kosova during 2000. Praxis Medica, Vol.47, Nr.I.
3. Sadiku I., et al. (2007). Works of Voluntary counselling and testing Center in Kosova. 3rd National Conference for HIV/AIDS, Tirana, Albania.
4. Sadiku I., Bajrami M., Harxhi A. (2008). Voluntary Counselling and testing for HIV in Kosovo between 2003-2008. First National Symposium of Infectologists in Kosovo.
5. Emini Sadiku M., Lulaj Sh., Bajraktari G., Brovina A., Ponosheci Sh., Daci B., Sefedini E., Sadiku I. (2009). The risk factors for gestational Diabetes Mellitus among Kosova pregnant women. European Journal of Internal Medicine, Volume 20, Supplement 1.
6. Merita Emini, Binak Kastrati, Gani Bajraktari, Izet Sadiku (2009). HbA1C and lipid metabolism disorder of women with gestational diabetes mellitus in Kosovo. Congress of the European Federation of Internal Medicine, Istanbul, Turkey.
7. Sadiku I., Bajrami M., Harxhi A., Vishaj A., Ponosheci A. (2009). Familial Tularemia in Kosovo. International Congress for Infectious Diseases, Tirana, Albania.
8. Sadiku I., Bajrami M., Harxhi A., Vishaj A., Ponosheci A. (2011). Familial Tularemia in Kosovo. International Congress for Infectious Diseases, Tirana, Albania.
9. Izet Sadiku, Arjan Harxhi, Muharrem Bajrami, Albina Ponosheci, Merita Emini (2011). Overview of Familial Tularemia in Kosovo. 10th Congress of the European Federation of Internal Medicine, Athens, Greece.
10. Izet Sadiku, Arjan Harxhi, Muharrem Bajrami, Albina Ponosheci, Merita Emini (2011). Tularemia in Kosovo in 2010. Professional Congress of the Macedonian Medical Association, Gostivar, Macedonia.
11. Izet Sadiku, Muharrem Bajrami, Hamdi Ramadani, Albina Ponosheci (2012). Tularemia in children in Kosovo during 2010. International Congress of Infectious Diseases, Bangkok, Thailand.
12. Izet Sadiku, Muharrem Bajrami, Arjan Harxhi, Albina Ponosheci, Ajete Aliu (2012). Characteristics of Tularemia in Kosovo during 2006-2011. 7th International Congress of Tularemia, Colorado, USA.
13. Sadiku I., Bajrami M., Harxhi A., Ramadani H., Ponosheci A. (2012). Outbreak of Tularemia in children in Kosovo during 2006-2011. 3rd Southeastern Conference on Chemotherapy and Infection, Dubrovnik, Croatia.
14. Ponosheci A., Bajrami M., Sadiku I. (2012). Lyme Borreliosis: case report. 3rd Southeastern Conference on Chemotherapy and Infection, Dubrovnik, Croatia.
15. Izet Sadiku, Muharrem Bajrami, Albina Ponosheci, Fatmir Gashi (2012). Voluntary Counselling and testing for HIV in Kosovo. IV Congress of Sexually Transmitted Infections, Croatia.
16. Sadiku I., Bajrami M., Ponosheci A. (2013). Clinical Characteristics of Tularemia in Kosovo between 2006–2011. International Symposium on Francisella Tularensis and Tularemia, Turkey.
17. Sadiku I., Bajrami M., Ramadani H., Mehmeti M., Ponosheci A., Berisha V. (2015). Tularemia in children in Kosovo from November 2014-March 2015. 8th International Conference on Tularemia, Opatija, Croatia.
18. Sh. Dreshaj, I. Sadiku, V. Berisha, A. Ponosheci (2018). Demyelinating diseases and infectious agents: defining the relationship, enhancing the research and mitigating the effects. Second Congress of Albanian Neuroscience, Prishtina, Kosovo.
19. Ponosheci A., I. Sadiku, V. Berisha, Sh. Dreshaj (2018). Ocular manifestations of Lyme disease. Second Congress of Albanian Neuroscience, Prishtina, Kosovo.