Prof. Ass. Dr. Lavdim Terziu ka lindur më 10 korrik 1986 në Pozharan, Komuna e Vitisë, ku kreu shkollimin fillor, ndërsa arsimin e mesëm e përfundoi në qytetin e Gjilanit. Në vitin 2008, diplomoi në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në drejtimin Histori – Edukatë Qytetare .
Në vitin 2012 përfundoi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Gjuhës, Kulturës dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore (SEEU) në drejtimin Menaxhim dhe Udhëheqje në Arsim, duke u nderuar me titullin Magjistër i Shkencave. Më tej, në vitin 2017, mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës në të njëjtin universitet me temën: “Sfidat e Administrimit dhe Menaxhimit në Arsimin Parauniversitar në Kosovë (2000–2015)”, duke fituar titullin
Doktor i Shkencave në Qeverisje dhe Administratë Publike.
Përvoja e tij profesionale ka filluar në arsimin parauniversitar, ku në periudhën 2009–2013 ka shërbyer si mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Ulët “Halil Alidema” në Pozharan, Komuna e Vitisë. Gjatë vitit 2011 ka qenë i angazhuar si Mbikëqyrës dhe Trajner i Regjistrimit të Popullsisë në Komunën e Vitisë, në kuadër të projektit kombëtar të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) .
Prof. Lavdim Terziu është një akademik dhe studiues me përvojë të gjërë në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë në Kosovë. Aktualisht mban postin e Profesorit Asistent në Departamentin e Administratës Publike të Kolegjit AAB , ku është i angazhuar në mësimdhënie, hartimin e programeve akademike dhe zhvillimin e kërkimeve shkencore në nivelet bachelor dhe master.
Me një karrierë të konsoliduar që përfshin mësimdhënie në institucione të arsimit parauniveristar dhe universitar, drejtim akademik në rolin e Zëvendësdrejtorit të një shkolle me standarde ndërkombëtare, si dhe bashkëpunim me institucione të arsimit, administratës publike dhe aktorë të sektorit kërkimor, ai paraqet një profil të orientuar drejt forcimit të cilësisë në arsimin publik, avancimit të reformave administrative dhe përmirësimit të efikasitetit institucional në sektorin publik dhe akademik.
Në periudhën 2016–2017, ka ligjëruar në Akademinë Amerikane – tani e njohur si Shkollat Maarif Kosovë – ku në vitin 2017 është emëruar Zëvendësdrejtor, me përgjegjësi për menaxhimin akademik dhe administrativ të institucionit.
Brenda Kolegjit AAB, përveç mësimdhënies, ai ka kontribuar në zhvillimin e programeve akademike, hartimin e syllabuseve, mentorimin e kandidatëve për diplomim, si dhe në aktivitete kërkimore dhe shkencore, përshirë organizimin e konferencave ndërkombëtare në kuadër të fakultetit.
Ai është angazhuar edhe në funksione mbështetëse në kuadër të këshillave akademike, trajnimeve të brendshme për ngritjen e cilësisë, si dhe në organizimin e aktiviteteve kërkimore dhe konferencave shkencore ndërkombëtare.
Ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale të organizuara nga Qendra për Zhvillim Profesional dhe Inovacion në AAB, me fokus në metodologjinë e hulumtimit, strategjitë e mësimdhënies, pedagogjinë në arsimin e lartë, si dhe kulturën organizative dhe lidershipin.
Ai kontribuon në mënyrë domethënëse në ndërlidhjen midis studimit akademik dhe praktikës administrative, duke pasuruar përvojën institucionale të studentëve dhe kolegëve të tij.
Prof. Lavdim Terziu ka një aktivitet të qëndrueshëm akademik në fushën e administratës publike dhe shkencave shoqërore. Që nga viti akademik 2017/18, është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB, ku ligjëron në Fakultetin e Administratës Publike në nivelet bachelor dhe master.
Angazhimet e tij mësimore përfshijnë një gamë të gjerë lëndësh që lidhen me menaxhimin publik, administratën lokale dhe transformimin digjital të qeverisjes.
Në nivelin master, ai ligjëron:
Në nivelin bachelor, ligjëron:
Gjatë viteve të mëparshme ka ligjëruar gjithashtu lëndë si:
Me një fokus të veçantë në ndërlidhjen midis teorisë dhe praktikës në administratë, ai kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve përmes diskutimeve ndërdisiplinore, rast-studimeve praktike, dhe angazhimeve kërkimore brenda kursit.
Kontributi shkencor i Prof. Lavdim Terziut përfshin një numër të konsiderueshëm botimesh në revista të indeksuara ndërkombëtarisht, si SCOPUS dhe Google Scholar. Punimet e tij trajtojnë çështje aktuale dhe të rëndësishme në fushat e administratës publike, qeverisjes lokale, reformave në arsim dhe lidershipit në sektorin publik. Disa nga veprat më të njohura të tij përfshijnë:
Krahas kontributit të vazhdueshëm në kërkimin shkencor dhe përfshirjes në konferenca akademike, Prof. Lavdim Terziu mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të arsimit publik dhe forcimit të administratës në nivel lokal dhe qendror. Ai ndërthur përvojën praktike me ekspertizën akademike për të ofruar mendim kritik dhe zgjidhje inovative në drejtim të qeverisjes së mirë, reformave arsimore dhe avancimit të institucioneve publike. Roli i tij si ligjërues, mentor dhe studiues e bën atë një zë të besueshëm dhe të respektuar në diskursin për cilësinë, etikën dhe efektivitetin e administratës publike në Kosovë.
Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Pozharan, Komuna e Vitisë.