Prof. ass. dr.

Lulzim Shabani

Prof. Assoc. Dr. Lulzim Shabani ka lindur më 02 mars 1967 në Ferizaj, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Formimin akademik e ka filluar në vitin 1986 në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, ku u diplomua në ekonomik dhe ndërmarrësi (https://uni-pr.edu/). Kjo periudhë shënoi bazat e para të njohurive në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, duke ndërtuar themelet për zhvillimin e mëtejmë profesional dhe akademik. Pas përfundimit të studimeve të nivelit bachelor në vitin 1989, vazhdoi avancimin akademik në Kolegjin “Globus” në Prishtinë, ku përfundoi me sukses studimet master në Menaxhment Internacional. Gjatë kësaj kohe, thelloi njohuritë në teoritë moderne të menaxhimit dhe në qasjet ndërkombëtare për menaxhimin e organizatave në kontekstin e globalizimit dhe zhvillimeve ekonomike rajonale.

Në vitin 2011, filloi studimet e doktoratës në Universitetin Europian të Tiranës (UET), në Fakultetin Ekonomik, në departamentin e Menaxhimit të sistemeve informative. Gjatë pesë viteve studimore (2011–2016), u përkushtua në hulumtime të avancuara lidhur me proceset e qeverisjes elektronike në kontekstin e Republikës së Kosovës. Studimet u kurorëzuan me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike (Ph.D), me disertacionin shkencor të titulluar: “e-Governance Challenges and Developments in the Republic of Kosovo” (https://uet.edu.al). Ky hulumtim trajtoi sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital në sektorin publik dhe kontribuoi në ndërtimin e një baze të qëndrueshme shkencore mbi qeverisjen elektronike në Kosovë.

Karrierën profesionale e ka nisur në fund të viteve ’90, në një periudhë sfiduese dhe transformuese për Kosovën, ku nevoja për zhvillim institucional dhe fuqizim të kapaciteteve njerëzore ishte e theksuar. Në vitin 1999 filloi angazhimin si ligjërues në Universitetin e Punëtorëve në Komunën e Ferizajt, një institucion që kishte për qëllim edukimin dhe aftësimin profesional të të rriturve, me fokus në zhvillimin e njohurive praktike dhe përgatitjen për tregun e punës. Në këtë periudhë, kontriboj në përgatitjen teorike dhe praktike të grupeve të ndryshme të qytetarëve në lëndë të Teknologjisë informative dhe komunikuese (TIK).

Në vitin 2000, krahas angazhimit si ligjërues, ka filluar të punoj si trajner në organizatën joqeveritare ndërkombëtare WAMY, ku për katër vite radhazi (2000–2004) ka udhëhequr trajnime të përqendruara në zhvillimin personal, edukimin qytetar, përfshirjen rinore dhe ndërtimin e kapaciteteve komunitare. Këto trajnime kishin për qëllim fuqizimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit.

Nga viti 1999 e deri në vitin 2017, ka qenë i angazhuar në Drejtori të Planifikimit dhe Zhvillimit në Komunën e Ferizajt, ku ka ushtruar përgjegjësi të larta profesionale dhe menaxheriale. Fillimisht, ka shërbyer si menaxher në këtë drejtori, ku ka koordinuar hartimin e planeve zhvillimore, analizat socio-ekonomike dhe raportet strategjike për zhvillim lokal. Gjatë viteve 2007–2008, u avancua në pozitën e drejtorit të kësaj drejtorie, ku pati përgjegjësi të drejtpërdrejta në udhëheqjen e proceseve të planifikimit urban dhe ekonomik, hartimin e dokumenteve strategjike për komunën dhe koordinimin me organizata vendore dhe ndërkombëtare në kuadër të projekteve të zhvillimit rajonal dhe infrastrukturor.

Në kuadër të aktiviteteve  ndërkombëtare, që nga viti 2018 e deri në vitin 2024, ushtroj funksionin e trajnerit në Fondacionin Caritas Luxembourg, ku ishte i angazhuar në dizajnimin dhe realizimin e trajnimeve që synojnë fuqizimin e grupeve vulnerabël, integrimin social dhe zhvillimin profesional përmes metodologjive bashkëkohore dhe ndërvepruese. Puna me Caritas i ka mundësuar të ndërveproj në një kontekst ndërkombëtar dhe të pasuroj më tej qasjen pedagogjike dhe zhvillimore. Nga 1 shtatori i  vitit 2024 ushtron detyren e Kryetarit të Bordit të Fondacionit.

Pas një eksperience të gjatë në administratën publike, Profesor Shabani orientimin e tij profesional e zhvendosi gradualisht drejt arsimit të lartë dhe edukimit universitar. Në vitin 2011 filloi angazhimin si ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi”, ku veproi deri në vitin 2014, duke ligjëruar lëndë nga fusha e ekonomisë dhe e teknologjisë informative dhe komunikuese. Kjo përvojë u pasua në vitet 2015–2016 me angazhimin si ligjërues në Kolegjin Universitar “Universum”, ku vazhdoi të kontribuoj në përgatitjen e studentëve në nivelin bachelor dhe master me njohuri teorike dhe praktike të domosdoshme për sfidat e tregut të punës dhe menaxhimin efektiv të institucioneve publike dhe private.

Që nga viti 2017, është i angazhuar si Profesor i rregullt në Kolegjin AAB në Prishtinë, në programet akademike të niveleve bachelor dhe master. Fushat e ligjërimit përfshijnë lëndët: Informatikë Biznesi, Menaxhim i sistemeve Informative, Menaxhimi  i bazës së të dhënave, e_biznesi etj. 

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS, Web of Science dhe Google schoolar.

  • Shabani, L., Misini, Sh., Mustafa, A., Ismajli, A., & Ismajli, A. (2024). Russia’s invasion of Ukraine and its impact on the economic performance of g20 countries. Journal of Governance and Regulation, 13( 2), 154-161https://doi.org/10.22495/jgrv13i2art15
  • Miftari, F., Shabani, L., & Hashani, M. (2024). Does FinTech Affect Financial Inclusion in Balkan Region Countries. Journal of Governance and Regulation, 13(1), 388-395. https://doi.org/10.22495/jgrv13i1siart12 
  • Shabani, L., Behluli, A., Qerimi, F., Pula, F., & Dalloshi, P. (2022). The Effect of Digitalization on the Quality of Service and Customer Loyalty. Emerging Science Journal, 6(6), 1274-1289. http://dx.doi.org/10.28991/ESJ-2022-06-06-04 
  • Behluli, A., Qerimi, F., Pula, F., & Shabani, L. (2021). The Impact of Graduates’ Skills on Facing Challenges in the Labor Market. Emerging Science Journal, 6(2), 399-417. http://dx.doi.org/10.28991/ESJ-2022-06-02-014 
  • Fortesa, H., Shabani, L., & Chovancová, M. Game experience as a moderator in gamified online purchasing settings. International Journal of Learning and Change, 13(4-5), 399-418.  https://doi.org/10.1504/IJLC.2021.116700 

Punimet dhe konferencat tjera shkencore:

  • 2018 – The efect of marketing through social networks in the promotion and sale of products and services to small enerprises 2 nd  Internatiopnal scientific conference on innovative Marketing – ISCOIM, Communication and Digital marketing management. Shkurt 2018 , Durrës , Shqipëri. ISBN 978-9928-208-53-8.
  • 2015 – Impact of social networks in the promotion and development of businessInternational Scientific  Conference, Çeki , 2015 , ISBN 978-80-87952-122

http://www.vedeckekonference.cz/index.php?option=com_content&view=article&id=79&Itemid=66&lang=en 

  • 2014 – Impact of E-government in the Performance of Civil Servants European Academic Research, Rumani,  April  2014 Vol. II , Issue 1, Impact Factor: 0.485 (GIF); 3.1 (UIF).  ISSN 2286-4822, (Print); electronic  1361-1370. http://www.euacademic.org/UploadArticle/504.pdf  
  • 2013 -Social networks an important instrument for the development of  businesses, Qendra për hulumtime ekonomike, Konferencën e pestë shkencore ndërkombëtare, Investimet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceset integruese, Ulqin, Mali i Zi,  2013, ISSN 1800-9794.  http://www.ekonomskiinstitut.com/publikime/agjenda_konferenca_peste_v.pdf  
  • 2013 – The Future of Information Technology and the Revolutionizing of the Concept 2st International Scientific Conference,  Menaxhimi i resurseve ekonomike në funksion të zhvillimit të vendeve në tranzicion, Prishtinë, Kosovë, 2013. ISBN 978-9951-492-07-2 

  http://www.pjeterbudi.com/docs/Abstraktet.pdf   

Përveç angazhimeve të vazhdueshme profesionale, ka ndjekur edhe trajnime të rëndësishme në fushën e arsimit dhe menaxhimit, me fokus të veçantë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe planifikimit të projekteve. Ka përfituar çertifikatë në mësimdhënie, me theks të veçantë në vlerësimin e nxënësve bazuar në kompetenca dhe ndërtimin e notës, një trajnim që e ka pajisur me njohuri bashkëkohore për të vlerësuar në mënyrë më të drejtë dhe të strukturuar arritjet e studentëve në përputhje me standardet kurrikulare.

Gjithashtu, ka përfunduar me sukses një trajnim në planifikimin e projekteve dhe menaxhimin, ku janë trajtuar aspekte thelbësore të zhvillimit dhe realizimit të projekteve në kontekste të ndryshme organizative. Ky formim është thelluar më tej me trajnim të avancuar në të njëjtën temëProject and Management Planning – Advanced Level, ku janë zhvilluar teknika më të thelluara të menaxhimit strategjik, hartimit të planeve të qëndrueshme dhe ndjekjes së performancës së projekteve në mënyrë efikase.

Gjatë viteve të fundit, ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale që kanë përfshirë fusha të ndryshme të zhvillimit personal, menaxhimit, politikave publike dhe arsimit. Rrugëtimin e formimit  e ka filluar në maj të vitit 2000 me përvetësimin e gjuhës angleze në kuadër të programit të organizatës WAMY. Më pas, në mars të vitit 2003, ka marrë pjesë në trajnimin “Start Your Business” (SYB), një kurs i dedikuar për sipërmarrës të rinj, i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Në shkurt të vitit 2006, ka përfunduar trajnimin në Menaxhimin e Projekteve, organizuar nga MAP në Prishtinë, pasuar në tetor të po atij viti me një trajnim të thelluar mbi Zhvillimin e Politikave Publike dhe Përcaktimin e Prioriteteve, po ashtu nga  MAP (Ministia e Administratës Publike).

Në mars të vitit 2010, përmes USAID, ka ndjekur trajnim për Menaxhimin e Performancës, ndërsa në qershor të po atij viti është përfshirë në një trajnim mbi Sistemin e Prokurimit Publik në Kosovë. Më tej, nga gushti deri në tetor të vitit 2011, ka marrë pjesë në një program të specializuar mbi Zhvillimin e Politikave Rurale, i mbështetur nga GIZ.

Në qershor të vitit 2012, ka përfunduar një trajnim mbi Monitorimin e Projekteve, organizuar nga UBT në Prishtinë. Ky trajnim u pasua në mars të vitit 2014 me pjesëmarrjen në Akademinë për Zhvillim, si dhe në tetor të po atij viti ka ndjekur trajnim për çështjet e protokollit, duke përfshirë një trajnim të veçantë mbi protokollin institucional, organizuar nga OSBE në Prishtinë.

Në prill të vitit 2017, ka qenë pjesë e një programi mbi Mjetet e reja për përmirësimin e procesit mësimor në shkollat e mesme të Republikës së Kosovës, ndërsa në qershor të vitit 2017, ka përmbyllur trajnimin mbi Kërkimin shkencor dhe analizën e të dhënave përmes programit SPSS, që ka kontribuar ndjeshëm në aftësitë e hulumtuese dhe analitike.

Bazuar në një përvojë të pasur shumëvjeçare në arsimin e lartë, trajnime ndërkombëtare dhe administratë publike, Prof. Assoc. Dr. Lulzim Shabani ka zhvilluar një profil profesional të qëndrueshëm që kombinon ekspertizën akademike me aftësi praktike në menaxhim, zhvillim institucional dhe edukim.

Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Ferizaj.