Medina Çeko ka lindur më 30 qershor 1987 në Prizren, ku përfundoi shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2009 diplomoi në Fakultetin e Arkitekturës të Kolegjit AAB në drejtimin “Arkitekturë”, dhe më pas në vitin 2010 përfundoi studimet në Fakultetin e Arteve në drejtimin “Enterier”. Në vitin 2016 përfundoi studimet postdiplomike në Universitetin Trakya në Turqi, në drejtimin “Arkitekturë”, duke fituar titullin Master i Shkencave të Arkitekturës (Mr.Sc) me temën: “Vlerësimi i hapësirës hapësinore për personat me aftësi të kufizuara në qytet – rast studimor i Kosovës.”
Në periudhën 2009–2016, ajo ka qenë e angazhuar në kompani të ndryshme arkitekturore si A Design, Tiki Design, dhe Ferizi Architects, ku përfitoi përvojë në projekte të ndryshme të arkitekturës dhe enterierit. Në këtë kohë, u licencua nga Oda e Arkitektëve të Kosovës me nivelin A.
Në vitin 2022, regjistroi studimet e doktoratës në Universitetin Trakya dhe është duke punuar në disertacionin me temën:
“Propozim i metodës për ruajtjen e shtëpive vernakulare të Kosovës – Kullë”, profili Arkitekturë.
Junior Architect në Ferizi Architects
Senior Architect në Tiki Design – menaxhoi showroom-in dhe ekipin e dizajnerëve
Themeluese e MA Design Studio
Asistente Ligjëruese në Kolegjin AAB – në lëndët: Ndërtesat e Banimit Kolektiv, Ndërtesat Administrative dhe Bazat e Arkitekturës
Eksperte për digjitalizim në kuadër të projektit të BE-së me B&S Europe, duke punuar në sistemin ARIS në Komunën e Prizrenit dhe Mamushës
Eksperte për përshtatjen e hapësirave për persona me aftësi të kufizuara në projekte të ndryshme dhe për Gjykatat
Hartimi i raporteve të vetvlerësimit për Fakultetin e Arteve dhe të Arkitekturës në Kolegjin AAB. Link
Eksperte për vlerësimin e projekteve kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit
CA23128 – “Archiving Landscape Architecture”:
Angazhim në standardizimin dhe dokumentimin e arkivës arkitektonike, në takimin e mbajtur në Budapest në mars 2025. https://www.cost.eu/actions/CA23128/
CA23117 – “Connecting Critical Pedagogies, Inclusive Art Forms and Alternative Barometers for Urban Sustainability – CircularARTs”:
Pjesëmarrëse aktive në dy grupe punuese për dizajn gjithëpërfshirës dhe art në hapësira urbane. https://www.cost.eu/actions/CA23117/
Në periudhën 2023–2024, ka qenë Projekt Koordinatore në hartimin e një projekti ekzekutiv për dizajnin e enterierit dhe inovacionit, financuar nga:
USAID
Universiteti i Bolonjës
Kolegji AAB
“Principles, Politics and Practice of the Design, Implementation and Use of Learning and Teaching Spaces in Higher Education”
Bashkautorë: Theodor Leiber, Sofia Bruckmann, Medina Spahiu Çeko etj. (2022) Link
“Report of the site visit at WU Vienna” – ResearchGate, 2022
Link
“Vlerësimi i hapësirës fizike urbane për persona me aftësi të kufizuara” – Konferenca në AAB College (2021)
https://aab-edu.net/documents/book-of-proceedings-2021-2/
“Sustainability of Vernacular Architecture in Dranoc – Kosova” – ALICE 7th International Conference, Lubljana (2023). Link
Me përkushtim të thellë në dizajnin arkitekturor dhe gjithëpërfshirjen sociale, Medina Çeko përfaqëson një profesioniste të balancuar mes praktikës, kërkimit shkencor dhe edukimit akademik. Ajo vazhdon të kontribuojë në projekte ndërkombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban në Kosovë dhe më gjerë.