Prof. Ass. Dr. Sc. Naim Ismajli ka lindur dhe jeton në Shtime, ku është i angazhuar për një kohë të gjatë në jetën publike, akademike dhe institucionale. Në vitin 1989 diplomoi si Inxhinier i Bujqësisë në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2008 përfundoi studimet master në Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës (https://uni-pr.edu/). Më pas, në vitin 2015 mbrojti disertacionin e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës me temën: “Burimet Njerëzore në Qeverisjen Lokale në Kosovë”, duke fituar titullin Doktor i Shkencave në Ekonomi, Menaxhim dhe Informatikë (https://uet.edu.al).
Prof. Ismajli ka një karrierë të gjatë në sektorin public-politik dhe qeverisës lokal. Ka shërbyer si Drejtor për Bujqësi në Komunën e Shtimes (2000-2001), më pas si Kryeshefr Ekzekutiv i kësaj komune (2001-2007), dhe nga viti 2007 e deri më 2021 Kryetari i Komunës së Shtimes. Gjatë mandatit të tij, ai ka mbikëqyrur administratën dhe financat, ka zbatuar aktet ligjore të kuvendit komunal, ka deleguar përgjegjësi te drejtorët dhe ka koordinuar menaxhimin strategjik të projekteve lokale dhe rajonale. Ndërkaq, nga viti 2012 deri në 2018 ka shërbyer edhe si Kryetar i Asociacioneve të Komunave të Kosovës, si dhe në vitin 2017 është zgjedhur President i NALAS – Rrjetit të Asociacioneve Lokale të Evropës Juglindore.
Në fushën akademike, Prof. Ismajli është i angazhuar në Kolegjin AAB që nga viti 2012 si ligjërues për lëndët e menaxhimit strategjik dhe burimeve njerëzore në studimet bachelor dhe master. Po ashtu, ka ligjëruar më parë në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren. Lëndët që ka mbuluar përfshijnë: Menaxhimi Strategjik, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Lidershipi, Sjellje Organizative, Financa Publike. Zhvillimi i Karrierës, Menaxhimi Ndërkombëtar dhe Marketingu.
Prof. Ismajli është një figurë publike me përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve publike dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore. Është njohës i mirë i gjuhëve të huaja – anglisht.serbisht,kroatisht (nivel B2), dhe ka aftësi të shkëlqyera në komunikim, negocim, menaxhimit te konflikteve,organizim dhe vendimmarrje. Ai zotëron gjithashtu njohuri të avancuara në përdorimin e programeve kompjuterike si Word, Excel, Access, PowerPoint dhe SPSS. Është i pajisur me patentë të kategorisë B dhe është i njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin në të gjitha fushat ku vepron. Është I martuar dhe baba i 3 femijëve.
Kontributi në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara dhe konferenca ndërkombëtare. Ndër veprat e publikuara përfshihen:
2012 – Journal
Linku: http://www.eprints.ugd.edu.mk/
2013 – Journal
Linku: https://www.mcser.org/journal/index.php/mjss/article/view/1227/1256
2014 – Conference
Titulli i punimit: Impact of Performance Assessment to Increase Service Quality in the Local Public Sector (scopus).
Linku: https://elibrary.ru/project_risc.asp
2014 – Conference
2015 – Journal
Linku: http://dx.doi.org/10.15739/IBME.2014.011
2015 – Journal
Linku: https://doi.org/10.17265/1548-6591/2015.01.002
2015 – Journal
Linku: https://doi.org/10.4172/2332-0761.1000152
2017 – Journal
Linku: http://www.wseas.org/main/books/2016/Venice/EMA.pdf
2018 – Conference
https://www.efri.uniri.hr/en/15th_international_conference_on_social_sciences/908/193
2018 – Conference
International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM, Sofia Vol. 17, 797-804
Linku: https://sgem.org/sgemlib/spip.php?article10902
2018 – Conference
International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM, Sofia
Linku: https://elibrary.ru/item.asp?id=42612755
DOI 10.5593/sgem2018V/6.4/S09.061 ISSN 1314-2704 ISBN 978-619-7408-71-3
2018 – Conference
International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM
https://citeseerx.ist.psu.edu/viewdoc/download?doi=10.1.1.966.4402&rep=rep1&type=pdf
2018 – Conference
International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM
Linku: https://elibrary.ru/item.asp?id=42636528&pf=1
Faquët: 385–392. DOI: 10.5593/sgemsocial2018/3.5/S13.048
2018 – Journal
Linku: https://doi.org/10.26417/ejes.v4i2.p67-72
2022 – Journal
Linku: https://doi.org/10.22495/cgobrv6i3p9
2023 – Journal
Linku: https://doi.org/10.22495/cgobrv7i3sip4
2024 – Conference
The Eurasia Proceedings of Educational & Social Sciences (EPESS), 2024
Titulli i punimit: How Leadership and Behavior Impacts and Improves the Decision-Making in Organizations
2024 – Conference
The Eurasia Proceedings of Educational & Social Sciences (EPESS), 2024
Titulli i Punimit; Software Project Management and Their Economic Evaluation in Terms of Enterprise Sustainability”— Publication: EPSTEM, Vol. 28, pp. 533–553, September 2024
Linku: https://doi.org/10.55549/epess.8222024
DOI: 10.55549/epstem.1535078
2024 – Conference
XXII. International Balkan and Near Eastern Congresses Series on Economics, Business and Management
Linku: mailto:[email protected]