Prof. Ass. Dr. Nazmi Iballi ka lindur më 1 tetor 1966 në Shtime, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1992, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Banka dhe Financa” (https://uni-pr.edu/). Pas diplomimit si të gjithë të rinjëve shqiptarë nuk ju lejua të punësohej për shkak të kaluarës së tij politike dhe themeloi ndërmarrjen private NTP ,,IBALLI” me seli në Shtime. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe udhëhoqi Këshillin Komunal për Financim në Shtime dhe punoi si profesor I kontabilitetit në Shkollën e Mesme ,,Naim Frashëri” në Shtime. Në këto dy institucione punoi pa pagesë për një periudhë 5 vjeçare, derisa u arrestua dhe u trajtua brutalisht nga organet e policisë dhe sigurimit serb. Në vitin 1998 ju bashkua thirrjes për luftën çlirimtare dhe ushtroi detyrën e zyrtarit finaciar dhe të logjistikës në kuadër të drejtorisë për marrëdhënie me publikun dhe administrim civil-DPMAC. Me ish-Institutin Ekonomik të Kosovës dhe me profesorët Mujë Gjonbalaj, Zenel Kelmendi dhe veprimtarin Ismajl Kastrati janë bashkëautorë të Akteve dhe Rregulloreve Financiare mbi funksionimin formal të Drejtorisë Financiare në kuadrin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Pas çlirimit u emërua drejtor për ekonomi e financa në komunën e Shtimes deri në vitin 2004. Pas vitit 2004 u punësua në REA-Prishtina si drejtor ekzekutiv I projekteve. Studimet e magjistraturës I përfundoi më 2009 në Universitetin e Prishtinës , Fakulteti Ekonomik dhe mori thirrjen Mr.sc. në ekonomi. https://uni-pr.edu/). Studimet për doktoraturë 2011-2013 I përfundoi në UNI-BIT Sofje dhe mori thirrjen dr.sc. në menaxhim. http://www.unibit.bg/en
Veprimarinë akademike e filloi në vitin 2005 ku u punësua si profesor I rregullt në Kolegjin ILIRIA në Prishtinë dhe punoi deri në vitin 2015. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ushtroi edhe detyrën e drejtorit financair në Ministrinë e Arsimit shkencës dhe teknologjisë. Prej vitit 2014 deri në vitin 2016 ishte dekan dhe profesor I rregullt në fakultetin e sigurisë publike pranë Akademisë së Kosovës për siguri publike me seli në Vushtrri. Nëvitin 2014 u punësua si profesor I rregullt në Kolegjin e Arsimit të Lartë AAB ku edhe vazhdon si profesor I lëndëve sipas përcaktimit nga dekanati dhe semestrave përkatës sipas lëndëve nga ekonomia dhe menaxhmenti.
Angazhimet tjera dhe puna profesionale mund të sintetizohet sipas viteve përbëhet si vijon:2010-12 Menaxher financiar dhe kontabilist Maksiti Putz Shtime. Nga vitit 2009-2012 punoi si menaxher financiar dhe kontabilist në DELIA GROUP Tiranë-Prishtinë. Nga viti 2005 deri në 2015 ishte pronar I biznesit individual për shërbime financiare dhe kontabilitet ,,BILANCI” me seli në Shtime.
Prof.asistent Nazmi Iballi është autor I dy librave universitarë. Në vitin 2019 ka botuar librin Analiza Financiare me Auditim, ndërsa në vitin 2023 ka botuar librin tjetër për studentë LIDERSHIPI/ISBN 978-9951-29-264-1. Vlenë të përmendet fakti se Libri Analiza Finaciare me Auditim/ISBN 978-9951-494-84-7, botuar nga Kolegji AAB është përzgjedhur (së bashku me botimet tjera) nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës për të përfaqësuar Kosovën në Panairin e Librave ndërkombëtarë në Lajbnic të Gjermanisë.
Profesor Nazmi Iballi ka edhe publikime të indeksuara në Scopuss. Punimi I parë I tij si autor I parë është THE NEXUS BETWEEN FINANCIAL TRANSPARENCY AND THE FINANCIAL OBSTACLE LEVEL OF THE ENTERPRISES IN THE WESTERN BALKAN REGION https://doi.org/10.22495/cbsrv3i1art4
Punimi I dytë me titull gjithashtu I indeksuar ne scoppus :KEY MACROECONOMIC INDICATORS OF ECONOMIC GROWTH IN THE CASE OF DEVELOPING COUNTRIES https://doi.org/10.22495/jgrv11i4art14
Pjesëmarrja në konferenca shkencore e profesor Nazmi Iballit. Në nëntor të organizuar nga Economic Business&Orgnization Researche Conference-Romë 2020 është pjesmarrës në këtë konferencën me titull:The effect of financial transparency on the financial obstacles SMEs in the Western Balkan https://icebef.upi.edu/2018
Prof.Nazmi Iballi është I martuar dhe ka katër fëmijë. Jeton në Shtime.