Prof. Asoc. Dr

Shaip Bytyçi

Drejtor i Degës

Fushat kryesore të kërkimeve të tij janë nga fusha e menaxhimit të marketingut. Prej shtatorit të vitit 2005 punon si profesor i lëndëve të marketingut dhe aktualisht mban pozitën e dekanit të Fakultetit Ekonomik në AAB.

Formimi akademik: Arsimin parauniversitar e ka mbaruar në Shkollën e Mesme Ekonomike në Lipjan, ndërsa studimet universitare në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës (1986-89). Ka vijuar studime për magjistraturë (1989) në Universitetin e Prishtinës dhe ka fituar titullin master me temën ,,Roli i marketingut në ndërmarrje, përkatësisht ne ndërmarrjen ‘Mabetex’”.Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin ,,Sveti Kliment Ohridski” në Manastir (tetor 2007-shtator 2010) me temën “Menaxhimi-implementimi i marketingut në veprimtaritë shërbyese ne Kosovë”.

Botimet: Është autor i dhjetëra punimeve shkencore në revista të ndryshme ndërkombëtare të botuara në Stamboll, Novi Sad, Tiranë, Shkodër, Ohër, Dyuni- Bullgari, Shkup etj. Është bashkautor i disa librave universitarë: Drejtim Marketingu, Marketingu i Shërbimeve. Ka dy tekste universitare në përgatitje: ,,Strategjia e marketingut” dhe ,,Si të shkruhet një plan marketing”. Është recensent i librit-tekst Universitar ,,Marketingu”.

Mësimdhënia: Në AAB ligjëron lëndët e marketingut dhe planifikimit strategjik prej vitit 2005. Që nga viti 2005 është profesor vizitor ne Universitetin e Prishtinës, Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës,  Universitetin Shtetëror të Tetovës ka mbajtur mësim në studimet master (2011–2012). Gjatw viteve 2012 – 2013 ka qenë profesor vizitor në Universitetin FON në Maqedoni, 

Trajnimet: Prej janarit 2005 është trajner nw IKAP në temat:“Udhëheqja dhe menaxhimi i procesit”, “Vlerësimi i nevojave për trajnim”, “Procedurat e vlerësimit të kryerjes së punëve”, “Vlerësimi dhe shpërblimi për performancë” etj. Ka punuar si trajner i trajnerëve nw modulin ,,Shkathtësitë prezantuese për trajner”për Agjencinë Evropiane për Rindërtim (2007-2008). Nga muaji korrik 2010 është këshilltar dhe trajner i akredituar i skemës se këshillimeve dhe trajnimeve mbi bazën e Vauçerëve, nga MTI-ja, Vlerësues i certifikuar për palujtshmëri, Ekspert ekonomiko financiar.  Gjatë viteve 2001-2004 ka punuar në KK-Lipjanit, kuka udhëhequr departamentin për Planifikim dhe Urbanizëm dhe ka qenë hartues i Planit Strategjik të Komunës së Lipjanit.

Publikime:

The Influence of Music as a Key Element of Sales Promotion 

Influence of Colors as a Key Element in Consumer Marketing

Online Versus Traditional Shopping in Developing Countries Study Case-Kosovo 

Photography as a key element in tracking message to targeted customer groups 

Brain Drain Phenomenon in Western Balkan Countries with Special Emphasis in Kosovo, Macedonia and Albania 

The Impact of Product Exposure as a Key Element of Sales Promotion 

The application of guerrilla marketing in Kosovo

Application of tourism marketing in Kosovo

“Faktorët ndikues ne aplikimin e marketingut nga ndërmarrjet Kosovare në tregun ndërkombëtar”- Euroshkenca 2013 – Euroscience 2013, maj Universiteti AAB, Prishtinë.

“Application of Kosovo enterprises marketing in Global Environment” – Internacional Conference EconomicSocial, 23-15 maj 2013, – Globazization and sustaninable devolopment 10th EBES Conference-Instambull.

“Marketing Management in Global Environment” – Internacioanl Conference 9-10 December 2011 “Economic Social Challenges 2011- “Globalization and Sustainable Development” University of Tirana, Faculty of Economy.

“Using promotion as a marketing tool in winning hotel produkt market” – Shkodra University “Luigj Gurakuqi” Economic Faculty 04 November 2011, Second International,Tourism,Conference: “Challenges of Sustainable Tourism Development 2011” Conference of TEMPUS project CHTMBAL.