Prof. Asoc. Dr

Shaip Bytyçi

Drejtor i Degës

Prof. Assoc. Dr. Shaip Bytyçi ka lindur më 31 gusht 1965 në Sllovijë, ku ka përfunduar edhe shkollimin fillor. Shkollën e mesme, në drejtimin “Teknik i Kontabilitetit”, e ka përfunduar në Lipjan. Në vitin 1989, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin “Ekonomia e Ndërmarrjes”, me temën e diplomës: Analiza e bilancit në ndërmarrjen “Metalac” Janjevë (https://uni-pr.edu/). Në vitin 2002, ka përfunduar studimet pasdiplomike në të njëjtin institucion, me temën: Roli i marketingut në ndërmarrje, me fokus në ndërmarrjen “Mabetex”, duke fituar titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (Mr.Sc.). Në vazhdim, në vitin 2010, ka mbrojtur disertacionin e doktoratës në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, pranë Fakultetit për Turizëm dhe Hoteleri në Ohër, me disertacionin: Menaxhimi – Implementimi i marketingut në veprimtaritë shërbyese në Kosovë, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave në fushën e sigurimeve (https://aspi.mk/sq/home/).

Përvoja profesionale

Përvoja profesionale e Prof. Assoc. Dr. Shaip Bytyçit ka filluar në fushën e arsimit, si arsimtar i lëndës së matematikës në ciklin fillor në Shkollën Fillore “Hasan Zuko Kamberi” në Sllovi, gjatë viteve 1994–1998. Nga viti 1999 deri në vitin 2002 ka ushtruar funksionin e Udhëheqësit Financiar në kompaninë “Mabetex” në Kosovë (https://www.mabetex.com/contact/europe/kosovo/). Në periudhën 2002–2005, ka mbajtur pozitën e Drejtorit për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Kuvendin Komunal të Lipjanit (https://lipjan.rks-gov.net/). Që nga viti 2004, është pronar i Ndërmarrjes së Shërbimeve “Konsulenca”. Prej vitit 2008 e deri më sot, është pjesë e Listës së Ekspertëve Gjyqësorë në fushën e vlerësimit të paluajtshmërive si dhe në fushën ekonomike dhe financiare (https://www.gjyqesori-rks.org/). Nga viti 2022, ushtron funksionin e Ekspertit Profesionist të Prokurimit në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Është i listuar si Arbitër në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e anëtarit të Kryesisë së Odës Ekonomike të Kosovës (2024 – vazhdon) (https://www.oek-kcc.org/klauzola-e-arbitrazhit/). Gjatë periudhës 2017–2021, ka qenë Kryetar i Bordit të Institutit për Kontabilitet dhe Auditim në Prishtinë, Kosovë (https://institutiaab.org/). Nga viti 2022 e në vazhdim, ushtron detyrën e Anëtarit të Komitetit të Auditimit në Pribank, Prishtinë, Kosovë (https://www.pribank-ks.com/individual). Që nga dhjetori i vitit 2020, është ligjërues pranë Odës Ekonomike të Kosovës, ku mban trajnime profesionale për vlerësuesit e paluajtshmërive.

Prof. Asoc. Dr. Shaip Bytyçi është një akademik dhe menaxher i lartë me përvojë të gjerë në sektorët publik, privat dhe akademik në Kosovë dhe rajon. Qe nga viti tetor 2022 e mban thirren akademike ,,Profesor i Asocuar” ne Kolegjin AAB.

Prof. Bytyçi ka një aktivitet të dendur akademik. Që nga viti akademik 2005 e ne vazhdim, është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net/) , ku ligjëron lëndë të fushës së marketingut: Marketingu, Marketingu bankar, Menaxhimi i Marketingut, Promocioni, Marketingu i shërbimeve, Komunikim Marketingu dhe të tjera. Ne ndërkohë ka ushtrua edhe funksionet udhëheqëse ne pozitën e Prodekan në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin Universitar AAB në Prishtinë, Kosovë; 2005 – 2016, Dekan i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin Universitar AAB në Prishtinë, Kosovë; 2016 – 2020 dhe Drejtor në Kampusin Universitar AAB, dega në Ferizaj ; 2020 – 2022.

Prof. Bytyçi, ka qene i angazhuar edhe si profesor ne universitetet e rajonit, si  profesor i ftuar ne Universitetin e Durrësit, Fakulteti i Biznesit Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia– Studime Master, Durrës, Shqipëri; 2017 – 2018( https://uamd.edu.al/en/),  Profesor i angazhuar ne Universiteti i Tetovës Rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë; 2011 – 2012 (https://unite.edu.mk/), Profesor i angazhuar ne Universitetit FON, Rr. Kiro Gligorov b.b. 1000 Shkup; 2010 – 2012 (https://en.fon.bg.ac.rs/), si dhe Profesor ne Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore Dega Kompjuter Rr. “George Bush”, p.n Universiteti i Prishtinës., lënda e Kontabilitetit; 2005 – 2010 (https://fiek.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,56). 

Punimet shkencore dhe konferencat:

Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:

Botime librash dhe recezente libri:

  • L Elmazi, S Bytyçi, (2007) Drejtim Marketingu, Prishtinë: Kolegji Universitar AAB, 2007
  • Liliana Elmazi&Shaip Bytyqi, “Marketingu i sherbimeve”, Kolegji Universitar AAB, 2007
  • Liliana Elmazi @ Shaip Bytyqi ,, Drejtimi dhe strategjia marketing ‘’ (Situata dhe Raste Studimi) Kolegji Universitar AAB, 2007
  • Recensentë I librit te autorit Prof Dr.Ali Jakupit te librit ,,Marketingu- Bazat” 2008, Prishtin

TRAJNIMET 

  • Certifikatë pjesëmarrjeje në Konferencën Ndërkombëtare: Inteligjenca Artificiale (IA) në Epokën e Transformimit: Mundësi dhe Sfida, për punimin: Ndikimi i marketingut dixhital në sjelljen e konsumatorëve – Roli i Chatbot-eve, sponsorizimeve dhe ndikimeve, Kolegji AAB, Maj 2025, Prishtina.
  • Certifikatë pjesëmarrjeje në Kongresin Ndërkombëtar të Kërkimeve Shkencore Bilsel në Samarkand, 05/06 Prill 2025, Uzbekistan, me punimin me titull “Faktorët që ndikojnë në sjelljen etike dhe rritja e përgjegjësisë sociale në menaxhimin e korporatave”.
  • Certifikatë pjesëmarrjeje në Konferencën Ndërkombëtare të Fakultetit të Biznesit ISCBF 2025, dhe ka marrë pjesë në ngjarjet e Konferencës me punimin me titull: Roli i inteligjencës së marketingut në transformimin e biznesit të Kosovës drejt tregut evropian, UAMD Albania 2025.
  • Certifikatë pjesëmarrjeje në Kongresin Ndërkombëtar të Kërkimeve Shkencore dhe Inovacionit Bilsel, 15/16 Mars 2025. Çanakkale/Turqi, me punimin me titull “Menaxhimi i biznesit familjar në Kosovë, Sfidat dhe mundësitë për zhvillim”.
  • Certifikatë pjesëmarrjeje në Konferencën Ndërkombëtare: Inteligjenca Artificiale (IA) në Epokën e Transformimit: Mundësitë dhe Sfidat, për punimin: Ndihma për Inteligjencën Artificiale (IA) në strategjinë e Biznesit Kombëtar, Kolegji AAB, Maj 2025, Prishtina.
  • Certifikatë mirënjohjeje për Konferencën ISCOIM 2025 “Mundësitë dhe Sfidat e Marketingut në Epokën e IA-së”, nga Fakulteti i Biznesit, u prezantua me sukses nga autori. • Certifikata e pjesëmarrjes në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare: Dituria-Kryeqyteti i së ardhmes, Aplikimi i marketingut turistik në Kosovë” Ohër, R. Maqedoni, 21-23 maj 2014
  • Certifikate ne hotelet ne Euroshkenca ne Kosove 2012, Aplikimi per faqe ne raport,, marketingut nga kompania kosovare ne tregun ndërkombëtar”, maj 2013, Universiteti AAB, Prishtinë.
  • Certifikata në seminarin ndërkombëtar , Zhvillimi i programeve të studimit sipas parimeve të procesit të Bolonjes” , nëntor 2012 nga IPAL AAB Prishtinë
  • Certifikatë për përfundimin e kursit të Cisco Networking Academy & Entrepreneurship dhe demonstrimin e institutit të trajnimit dhe zhvillimit CISCO, 2022
  • Certifikata e pjesëmarrjes në Konferencën Akademike Ndërkombëtare, Kolegji AAB, 2021
  • Certifikatë për Vlerësues të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, 2017
  • Certifikatë për këshilltar dhe trajner të akredituar të skemës së këshillimit dhe trajnimit në Vauqerve Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, R. Kosovë, 2010.
  • Certifikatë për këshilltar dhe trajner të akredituar të skemës së këshillimit dhe trajnimit bazuar në Vauqerve Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, R. Kosovë, 2010
  • Certifikata për ECDL European Computer Driving of European Computer Driving License, 2009
  • Certifikatë prezantimi në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencat Sociale ICSS XIV Frankfurt. 2008
  • Certifikatë pjesëmarrjeje në Konventën e 1-rë për Menaxherët e Shitjeve, Prishtina, Kosovë, 2008
  • Certifikatë për “Trajner për të drejtat e njeriut”, organizuar nga Qendra për të drejtat e njeriut, Universiteti i Prishtina-s dhe UNHCHR-ja finlandeze, Programi i Mbështetjes së të Drejtave të Njeriut – Kosovë, 2006
  • Certifikatë Menaxhimi në Planifikimin Ekonomik dhe të Burimeve, Planet e Punës, Planet Strategjike dhe të Projekteve, Organizimi, Monitorimi dhe Raportimi, UN Habitat, 2002
  • Certifikatë e Kornizës së Planifikimit dhe menaxhimit urban në Kosovë, UN Habitat, 2002
  • Certifikatë e Planifikimit dhe Menaxhimit Urban, UN Habitat, 2001

Dhe edhe shume trajnime te ndryshme ne cilësinë e trajnerit te shitjes ne bizneset e ndryshme tregtare si dhe folës kryesor ne Konventa te Marketingut

AFTËSITË KOMPJUTERIKE: 

  • Vindows Ms Office (Ms Word, Excel, Microsoft Power Point, Acces, Publisher dhe Outlook), Internet, Spread Sheets & Database, (analitika e të dhënave, statistika), SPSS (softuer statistikor për shkencat sociale).