Prof. Ass. Dr. Skender Gojani ka lindur më 26 tetor 1981 në Gjakovë, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2009, diplomoi në Fakultetin Juridik në drejtimin “Juridik i Përgjithshëm”. Ndërsa në vitin 2011, përfundoi studimet pasdiplomike në drejtimin “Juridik – Civil”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Juridike Civile (Mr.Sc) (https://uiliria.org). Më tej, në vitin 2015, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës UET me temën: “KONTRATA PËR SHITBLERJE NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE ‘OPT IN’ CISG & INCOTERMS DHE TIR”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Juridike, profili E Drejtë Civile (https://uet.edu.al).
Përvoja e tij akademike e filloi në Kolegjin Biznesi si ligjërues nga viti 2011 deri në vitin 2016 (https://kolegjibiznesi.com). Në Fakultetin Juridik në Pejë ishte i angazhuar si ligjërues në periudhën 2013–2015 (https://unhz.eu), në Fakultetin Juridik të Prizrenit ishte i angazhuar si ligjërues nga viti 2014–2015 (https://uni-prizren.com), ndërsa në Kolegjin UBT ishte i angazhuar si ligjërues gjatë vitit 2015 (https://www.ubt-uni.net). Në vitin 2016 filloi si profesor në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net).
Prof. Skender Gojani, që nga viti 2016, vazhdon të jetë Profesor i rregullt në Kolegjin AAB në nivelin Bachelor dhe Master, ku është edhe bartës në programin e studimit Master në Drejtimin Civil. Lëndët që ligjëron në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB janë: Në nivelin Bachelor: E Drejta Detyrimore I, E Drejta Detyrimore II, E Drejta e Punës dhe E Drejta Ndërkombëtare Private. Në nivelin Master: E Drejta Kontraktore Evropiane (https://aab-edu.net).
Përvoja e tij profesionale – Në periudhën 2022–2025, Prof. Skender Gojani ka qenë Kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit të Kosovës (https://www.oek-kcc.org/arbitrazhi). Është Arbiter në të njëjtën gjykatë që nga viti 2021. Që nga viti 2022 është Avokat i licencuar pranë Odës së Avokatëve të Kosovës – OAK (https://www.oak-ks.org).
Punimet shkencore dhe konferencat:
Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS. Ndër veprat më të njohura përfshihen:
Skender Gojani, Isuf Jahmurataj (2025), International Arbitration in Theory and Practice: Global Standards and the Case of Kosovo, Journal of Posthumanism, Vol. 5, Issue 5. https://posthumanism.co.uk/jp
Skender Gojani, Ardian Mehmetaj (2025), Marital Joint Property: A Legal and Practical Analysis, Journal of Posthumanism, Vol. 5, Issue 3. https://posthumanism.co.uk/jp
Skender Gojani, Ardian Mehmetaj, Lindon Azemi (2025), Features of the Special Civil Procedure for Small Value Disputes in Countries of the Balkan Region, Pakistan Journal of Criminology, Vol. 16, Issue 4, 2024. https://www.pjcriminology.com
Skender Gojani, Ardian Mehmetaj, Lirije Hoti (2025), Mediation as an Alternative Method of Dispute Resolution in the Civil Field in Kosovo, Pakistan Journal of Criminology, Vol. 16, Issue 3, 2024. https://www.pjcriminology.com
Skender Gojani, Lirije Hoti (2023), Acquisition of the Property Right: An Overview of Prescription Method Analysis, Corporate Law & Governance Review, Vol. 5, Issue 1. https://virtusinterpress.org
Skender Gojani, Granit Curri (2021), Contract for International Sale of Goods – CISG: Its Importance and Applicability, Technium Social Sciences Journal, Vol. 21(2). https://techniumscience.com/index.php/socialsciences
Skender Gojani, (2021), Mortgage as a legal instrument for enforcement of the contract of sale, Technium Social Sciences Journal, Vol. 22. https://techniumscience.com/index.php/socialsciences
Skender Gojani, Granit Curri (2021), Contract of Sale According to Kosovo Legislation, International Journal Vallis Aurea, Vol. 7(1). https://hrcak.srce.hr/file/380506
Skënder Gojani, Egzonis Hajdari (2021), Theoretical Aspects Related to the Insurance Contract in Kosovo, Perspectives of Law and Public Administration, Vol. 10(2). www.adjuris.ro/revista
Skender Gojani (2017), Kontrata për Shitblerje Ndërkombëtare të Mallrave – CISG, Revista Shkencore Biznesi, Nr. 18–19, f. 145–157 https://kolegjibiznesi.com.
Skender Gojani (2016), Kontrata për Qiramarrje në Teori dhe Praktikë, Buletini Shkencor, Qendra Kërkimore Zhvillimore – Peja, Nr. 4, ISSN 1800-9794, COBISS.CG-ID 20586256, f. 164–179 https://www.academia.edu/35751241/KONTRATA_P%C3%8BR_QIRAMARDH%C3%8BNJE_NE_TEORI_DHE_PRAKTI .
Skender Gojani (2016), Bail as a Strengthening Tool for Contracts, European Academic Research, Vol. III, Issue 11, f. 12257–12262 https://euacademic.org/ .
Skender Gojani (2015), Guaranteeing and Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms in Kosovo, European Academic Research, Vol. III, Issue 8, f. 9017–9027.
Skender Gojani (2015), Kontratat dhe Klasifikimi i Tyre, Revista “Global Challenge”, ISSN (Print): 2227-8540, ISSN (Online): 2312-5748, Vëll. IV, Nr. 3, f. 40–53 https://www.academia.edu/34402147/Kontratat_dhe_klasifikimi_i_tyre .
Skender Gojani (2015), The Pledge as a Legal Instrument for Reinforcement of the Contract, Mediterranean Journal of Social Sciences, Vol. 6, No. 2 S2, f. 197–200 https://www.richtmann.org/ .
Skender Gojani (2015), Contractual and Civil Delict Liability, European Academic Research, Vol. II, Issue 11, f. 14333–14337 https://euacademic.org/ .
Skender Gojani (2015), The Loan Agreement, European Academic Research, Vol. II, Issue 11, f. 14325–14332 https://euacademic.org/ .
Skender Gojani (2014), Lease Agreement in Theory and Practice, European Academic Research, Vol. II, Issue 9, f. 11740–11749 https://euacademic.org/ .
Skender Gojani (2013), Kontrata si Burim i Detyrimeve, Revista Shkencore Biznesi, Nr. 11–12, f. 147–162 https://kolegjibiznesi.com.
Skender Gojani (2012), Mbrojtja dhe Garantimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut në Kosovë (bashkautor), Revista Shkencore Biznesi, Nr. 11, f. 177–186 https://kolegjibiznesi.com.
Skender Gojani (2012), Aborti është Vrasje, Revista Shkencore Biznesi, Nr. 9–10, f. 115–127 https://kolegjibiznesi.com.
Pjesëmarrja në konferenca dhe trajnime
Skender Gojani (2015), The Pledge as a Legal Instrument for Reinforcement of the Contract, prezantuar në 4th International Conference on Social Sciences, Bukuresht, 27 shkurt 2015. Proceedings Book, Vol. 1, f. 361–364.
https://revistia.com/books/files/proceedings/4th_ICSS2015_ProceedingsBook_Vol_1.pdf
Skender Gojani (2015), Lease Agreement in Theory and Practice, prezantuar në InstSIS/IAABR Miami Beach International Conference. ISBN-10: 0615846882 | ISBN-13: 978-0-615-84688-0 | f. 163–166. https://www.iaabr.com/conferences/miami-beach/
Skender Gojani (2014), Funksioni i TIR-it në Transaksionet e Transportimit të Mallrave, prezantuar në Konferencën e I-rë Shkencore Regjionale, Gjilan, shtator 2014. http://www.isld-ks.com/
Botime tjera – Libra
Skender Gojani & Granit Curri (2021), E Drejta Kontraktore, Prishtinë: Botues BLENDI (http://blendi-ks.com ).
Skender Gojani (2013), Fjalor i Terminologjisë Juridike, Prishtinë: Botues Kolegji Biznesi (https://kolegjibiznesi.com).
Dr. Sc. Riza Smaka & Mr. Sc. Skender Gojani (2012), E Drejta Biznesore, Prishtinë: Botues Kolegji Biznesi (https://kolegjibiznesi.com).
Prof. Ass. Dr. Skender Gojani është aktualisht profesor i rregullt në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB, një ndër institucionet më të njohura të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon, avokat pranë Odës së Avokatëve të Kosovës – OAK dhe arbiter pranë Odës Ekonomike të Kosovës – OEK. Ai ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e planprogrameve akademike dhe në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në këtë institucion. Ka trajnuar dhe mentoruar me dhjetëra studentë në fushën e të drejtës civile dhe kontraktore.
Përveç angazhimit në akademi, Prof. Gojani ka pasur një karrierë aktive në sektorin publik dhe privat. Si Kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit të Kosovës, ka dhënë një kontribut të veçantë në avancimin e arbitrazhit në vend. Ai e ka kombinuar përvojën akademike me atë praktike në mënyrë të suksesshme, duke ndikuar në zhvillimin institucional dhe në edukimin e brezave të rinj juridikë.
Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.