Prof. asoc. dr.

Vjollca Visoka Hasani

Prof. Asoc. Dr. Vjollca Hasani është profesore akademike dhe ndërmarrëse me përvojë të gjerë në fushën e biznesit ndërkombëtar, arsimit të lartë dhe projekteve ndërkombëtare për zhvillim ekonomik dhe fuqizim të grave.

E lindur më 4 korrik 1973 në Prishtinë, ajo kreu arsimin fillor dhe të mesëm në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta i vijoi në Greqi, Zvicër, SHBA dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo përfundoi studimet bachelor në Administrim BiznesiLa Crosse Viterbo University, SHBA (2001) dhe më pas në Menaxhment NdërkombëtarRockfield College of Management, Zvicër (2006).

Universitetin e Paqes të OKB-së – Instituti Rajonal për Studime të Zhvillimit në Shkup, përfundoi studimet masteri në të Drejtën e Biznesit Ndërkombëtar (LL.M.) nën mentorimin e Prof. Ezio Benedetti nga Universiteti i Triestes, Itali.

Në vitin 2014, përfundoi doktoraturën në Shkencat Ekonomike me fokus në Biznesin Ndërkombëtar, në të njëjtin institut, nën mentorimin e Prof. Dr. Tauno Kekäle, rektor i atëhershëm i Vassa University në Finlandë. Doktoratura u vlerësua me notën mesatare 10 dhe i është dhënë grada “Doktor i Shkencave Ekonomike”.

Karriera profesionale dhe akademike

Përvojat profesionale të saj filluan në vitin 1994, si bashkëpronare në kompani private greke në Selanik dhe në kompani të tjera në Prishtinë, ku punoi deri në vitin 1999. Që nga viti 2000, ka vazhduar aktivitetin e saj si bashkëpronare në kompanitë Art Group dhe Auto Visoka (përfaqësuese e Renault, Nissan dhe Dacia).

Ajo ka qenë konsulente për organizata ndërkombëtare si:
Finnish Human Rights, DRC, UNMIK, Komisioni Evropian, UNDP dhe UN Women, duke kontribuar në projekte zhvillimore në Kosovë.

Në vitin akademik 2009/2010, u angazhua si ligjërueseFakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB, ku vazhdon të japë mësim në nivel bachelor dhe master. Nga 2012 deri në 2015, shërbeu si dekane e Fakultetit Ekonomik në të njëjtin kolegj.

Aktualisht, Prof. Hasani mban këto pozita akademike: Ligjëruese me kohë të pjesshme në University of Nicosia, Qipro (2015–prezent)në University of South Wales – UNICAF (2016–present),Ligjëruese në RIRS – ECPD UN University of Peace, Shkup (2019–prezent).

Ligjëron në programe Bachelor, MBA dhe PhD, me fokus në Qeverisjen KorporativE,Biznesin Ndërkombëtar,Lidershipin dhe Aftësitë Menaxhuese,Globalizimin dhe Zhvillimin Ekonomik,Të Drejtën e Biznesit Nderkombetar,Sjelljen Organizative dhe Auditim.

Angazhime të tjera profesionale:Kryetare e Tribunalit të ArbitrazhitOEK (Dhjetor 2024 – prezent),Zëvendëskryetare e Shoqatës së Miqësisë Kosovaro-Austriake (2023 – prezent),Kryesuese e Komisionit për Njohjen dhe Verifikimin e DiplomaveMASHT / NARIC Kosova (2020–2024),Koordinatore dhe këshilluese akademike për University of East London, LJMU dhe University of Suffolk përmes UNICAF (2023 – prezent),Konsulente për Zhvillim Ndërkombëtar në Qipro (2019 – prezent).Ajo është gjithashtu bashkëpronare në kompanitë De Bau (Prishtinë) dhe Hellenic Balkan Cooperation (Greqi).

Kontributi akademik dhe publikimet shkencore

Prof. Hasani ka publikuar në revista të indeksuara ndërkombëtare si Scopus, Google Scholar, si dhe në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare. Disa nga publikimet janë:

Hasani, A. & Komodromos, M. (2023). The motivating pull and push factors on the performance of mompreneurs projects: educational and training barriers as a moderating variable. Int. J. Environment, Workplace and Employment, 7(2024), 340–267.
https://doi.org/10.1504/IJEWE.2024.10062675

Hasani, V., Zeqiri, J., Gagica, K., Gleason, K. & Ibraimi, S. (2023). Education and enterprising profile of young community: evidence from a transition country. Journal of Enterprising Communities, 17(2), 519–534.
https://doi.org/10.1108/JEC-11-2021-0153

Hasani, V., Zeqiri, J., Todorovik, T., Jaziri, D. & Toska, A. (2024). Digital Content Marketing and eWOM: A Mediational Serial Approach. Business Systems Research, 24(2), 24–43.
http://dx.doi.org/10.2478/bsrj-2023-0010

Zeqiri, J., Koku, P., Dobre, C., Milovan, A., Hasani, V. (2024). The impact of social media marketing on brand awareness, brand engagement and purchase intention in emerging economies. Marketing Intelligence & Planning, 42(5), 290.
https://doi.org/10.1108/MIP-06-2023-0248

Istrefi, A., Zeqiri, J., Komodromos, M. & Hasani, V. V. (2025). The role of entrepreneurial marketing and digital transformation on women’s entrepreneurial intentions in Kosovo. International Journal of Technology Enhanced Learning, 17(2), 174–196.
http://dx.doi.org/10.1504/IJTEL.2024.10063470

Hasani, V., Bytyci,Sh. (2025) Kolegji AAB;   “Ndikimi i Inteligjencës Artificiale në Strategjinë Ndërkombëtare të Biznesit” Konferenca ndërkombëtare shkencore “Inteligjenca Artificiale (IA) në Epokën e Transformimit: Mundësi dhe Sfidat” https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2025/05/Book-of-Abstracts-AI-Conference-13-May-electronic.pdf

Bytyci,Sh.,Hasani,V.(2025) Kolegji AAB;” Ndikimi i marketingut digjital në sjelljen e konsumatorëve: roli i chatbot-eve, sponsorizimeve dhe influencuesve”; Konferenca ndërkombëtare shkencore “Inteligjenca Artificiale (IA) në Epokën e Transformimit: Mundësi dhe Sfidat” https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2025/05/Book-of-Abstracts-AI-Conference-13-May-electronic.pdf

Hasani, V., Bytyci,Sh. (2025) “Implementing Artificial Intelligence (AI) for effective strategies in emerging markets” INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON INNOVATIVE MARKETING – ISCOIM 2025.“Marketing Opportunities & Challenges in the AI Era” https://uamd.edu.al/iscoim/

Bytyci, Sh., Hasani, V.,Abrashi,G.,(2025) “Transformation of marketing communication through artificial intelligence” INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON INNOVATIVE MARKETING – ISCOIM 2025.“Marketing Opportunities & Challenges in the AI Era” https://uamd.edu.al/iscoim/

Projekte ndërkombëtare dhe konsulenca

UN Women (2023) – trajnime për gra ndërmarrëse dhe viktima të dhunës

Komisioni Evropian (2020) – Projekti “Strong Start”

GIZ – YES Project (2020) – Mentorim për gratë ndërmarrëse

UNDP (2019) – Interdev2

Torino Process – BE (2018) – Strategjia arsimore në Kosovë

Certifikime dhe trajnime profesionale

Auditor i çertifikuar ISO 9001:2015 – WAS-QMS, SHBA

Auditor i çertifikuar ISO 14000 – WAS-QMS, SHBA

Trajnime për Zgjidhjen e Konflikteve – Columbia University, SHBA

Trajnere e çertifikuar për Qeverisje Korporative – IFC / World Bank

Trajnime në Metoda të Avancuara të Mësimdhënies dhe Botimeve Shkencore –Universiteti Fehmi Agani (2022). Ndërmarrësi dhe Përgjegjësia Sociale – CISCO / RIT Kosovo (2022).

Angazhime shtesë dhe anëtarësime:

Prof.Asoc.Dr.Vjollca V.Hasani,pergjate vitit 2021 dhe 2022 ishte,anëtare e grupeve punuese për NARIC dhe Agjensionit te Akreditimit te Kosoves,te projekteve te mbeshtetur nga MASHT  dhe ADA Austri,te zbatuara nga KEC,ORCA dhe ZSI.Udhëheqëse e partneritetit ERASMUS+ Kolegji AAB me Universitetin e Rigës (2015–2016).Anëtare e ekipeve të akreditimit ENQA & AAK në Kosovë (2019–2020); EDUQUA ne Zvicer(2016,2020,2023)

Prof. Asoc. Dr. Vjollca V. Hasani përfaqëson një profil të suksesshëm multidisiplinar, që ndërthur akademinë, zhvillimin ndërkombëtar, përfshirjen gjinore dhe qeverisjen institucionale, me ndikim të ndjeshëm në rajon dhe më gjerë.
Ajo jeton në Prishtinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.