Biografia akademike
Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala u lind më 14 shtator 1967 në Prishtinë, në një familje intelektuale qytetare. Në Prishtinë përfundoi shkollën fillore dhe shkollën e mesme – drejtimi shkencor dhe shoqëror si dhe shkollën shtetërore të muzikës. Që nga fëmijëria, në vitet ’70 ka marrë pjesë në kompeticione të shumta muzikore, letrare dhe sportive të kohës.
Në vitin 1991 diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (https://uni-pr.edu/) në drejtimin e përgjithshëm, me ç’rast fitoi titullin Juriste e diplomuar (Dipl. Iur. Nr. protokolli 7450).
Në vitin 2009 përfundoi studimet pas-diplomike në të njëjtin institucion në drejtimin Penal – Juridik, ku fitoi titullin Magjistre e Shkencave Juridike (Mr. Sc. Nr. protokolli 108) me temën: Vepra penale kundër integritetit seksual sipas Kodit Penal të Kosovës me vështrim të posaçëm të veprës penale të dhunimit.
Në vitin 2014 përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës (https://unitir.edu.al/), në Fakultetin e Drejtësisë, në drejtimin penal – juridik, ku mbrojti tezën e doktoraturës me titull: Kuptimi, kushtet e zbatimit dhe aspekti krahasues i përgjimeve si masa të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (https://www.bksh.al/details/450348 dhe link dokumenti), ku mori gradën shkencore “Doktor në të drejtën penale” (Dr. Sc. Nr. regj. KVTA 1175).
Përvoja profesionale
Përvoja e saj profesionale filloi në Zyrën qendrore të OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian
(https://www.osce.org/mission-in-kosovo)) në Prishtinë më 20 korrik të vitit 1999. Nga 1 shtatori i vitit 1999, po në kuadër të OSBE, filloi punën si instruktore e çështjeve ligjore në Shkollën e Shërbimit Policor në Vushtrri
(https://www.osce.org/files/f/documents/8/f/15614.pdf) deri më 31 dhjetor të vitit 2006, ku me dëshirën e saj është larguar nga kjo detyrë.
Përgjatë kësaj periudhe, në cilësi të instruktores policore ka punuar si trajnuese e kadetëve të policisë dhe të pjesëtarëve të shërbimit korrektues (udhëheqësve dhe gardianëve të burgjeve
https://shkk.rks-gov.net/) lidhur me ligjet e zbatueshme në Kosovë: E Drejta Penale dhe E Drejta e Procedurës Penale, duke përfshirë ligjet e tjera të zbatueshme dhe Rregulloret e UNMIK-ut.
Fusha e përgjithshme e punës ka përfshirë Trajnimet bazike (Policia e Përgjithshme) dhe Trajnimet e avancuara, të mbështetura nga ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistance Program), në kuadër të Departamentit të Drejtësisë së SHBA
(https://www.justice.gov/criminal/criminal-icitap). Në trajnimet e avancuara ka qenë instruktore rreth: Hetimeve themelore të krimit, Hetimeve të avancuara të krimit, Hetimeve të drogës, Hetimeve të dhunës në familje, Trajnimeve të avancuara për të drejtat e njeriut, Trajnimeve hetimore për çështjet gjinore, Masave të fshehta dhe teknike të mbikëqyrjes dhe hetimeve, si dhe Menaxhimit dhe hetimeve të trafikut.
Në këtë kuadër ka trajnuar Policinë Kufitare – Kurset bazike dhe Kurset e specializuara, Trajnimet për rreshter – Mbikëqyrja e vijës së parë, trajnimet për togerë – Menaxhment i mesëm, si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës – Trajnimet për Zyrtarë Bazë Korrektues dhe trajnimet e specializuara. Punët tjera kanë përfshirë organizimin e shumë punëtorive, përgatitjen e manualeve rreth Çështjeve Ligjore (në gjuhën shqipe dhe serbe), përkthimin e manualeve, përgatitjen dhe përkthimin e provimeve dhe testeve, etj.
Nga 1 marsi 2007 deri më 31 mars 2009 ka punuar në cilësi të këshilltares për çështje ligjore në DFID (Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar), në Prishtinë
(https://www.developmentaid.org/donors/view/199071/department-for-international-development-kosovo), me qëllim mbështetjen e aktiviteteve të projekteve për Ministrinë e Drejtësisë (MD), konkretisht për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), konkretisht për Departamentin e Emergjencave.
Fusha e përgjithshme e punës kishte të bënte me: hartimin, zhvillimin dhe ofrimin e mbështetjes për rritjen e ndërgjegjësimit/trajnimit; ndihmën për SHKK (MD) dhe Departamentin e Emergjencave (MPB) për të zhvilluar planet strategjike dhe operacionale; udhëzime për homologët në lidhje me aktivitetet e projektit; zhvillimin e sistemit të monitorimit dhe raportimit; përmirësimin e planeve për emergjenca; ndihmën për bashkëpunim ndërinstitucional në sektorët e drejtësisë dhe sigurisë; kërkime në fushat përkatëse; si dhe përkthim dhe analizë të materialeve në dhe nga gjuhët lokale.
Nga 1 tetori i vitit akademik 2009/2010 dhe në vazhdim është profesoreshë me kohë të plotë në Kolegjin AAB. Në vitin 2017 ka fituar gradën Profesor Asistent
(https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2020/02/Buletini-3-FSHK-FEK-FJU.pdf).
Në Programet Bachelor dhe Master ka ligjëruar lëndët: E drejta penale (BA dhe MA), E drejta penale krahasuese (MA), E drejta penale ndërkombëtare (MA), Kriminologji aplikative (BA), Terrorizmi (BA), Penologji (BA), Kriminologji (BA), Politika kriminale (BA), Krimi i organizuar (BA), Viktimologji (MA dhe BA), Etika profesionale dhe të drejtat e fëmijëve (BA – Fakulteti i Shkencave Sociale) dhe Menaxhimi me resurse njerëzore (BA – Fakulteti i Administratës Publike).
Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala ka përvojë 23-vjeçare në mësimdhënie. Aktualisht është ligjëruese e lëndëve E drejta penale – Pjesa e përgjithshme (BA) dhe E drejta penale – Pjesa e posaçme (BA). Ka qenë mentore e 32 kandidatëve në Programin Master në Kolegjin AAB, si dhe pjesë e shumë komisioneve të të njëjtit program.
Certifikatat dhe trajnimet
Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala që nga vitit 1999 e deri në vitin 2025 ka ndjekur shumë programe trajnimi.
Mes tjerash, ka këto certifikata: Hyrje në OSBE (OSBE), Zgjidhja e Konflikteve (OSBE),
Kuptimi i Konfliktit (OSBE), Aftësitë Themelore të Menaxhimit (OSBE),
Trajnim për Aftësim të prezantimit (OSBE), Trajnim për Aftësi Komunikimi (OSBE),
MS Word & MS Excel – Niveli i Avancuar (OSBE), Nderime dhe Mirënjohje vjetore 1999-2006 (OSBE),
Referime individuale për kontribut në Shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës (OSBE).
Ka përfunduar Kursin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Instruktorëve të Policisë
(Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës – Departamenti i Arsimit dhe Zhvillimit të Policisë),
me ç’rast është certifikuar si instruktore ndërkombëtare e policisë.
Gjithashtu, pas trajnimeve të organizuara nga Qendra për Trajnim Profesional dhe Inovacion (QAPI)
është certifikuar për: Kulturë Organizative dhe Lidership,
Integrimi i Kërkimit në Mësimdhënie dhe
Përdorimi i softverit SPSS në analizimin e të dhënave.
Punimet shkencore
Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala (ORCID:
https://orcid.org/0000-0001-9457-3421)
është autore e 2 librave universitar, 4 artikujve shkencor të indeksuara në Scopus dhe disa artikujve të tjerë
në platformat tjera shkencore (SSRN, DOAJ, EBSCO, WORLDCAT, etj.). Punimet janë paraqitur sipas kronologjisë kohore.
Jonuzi-Shala, V. (2011). Vepra penale e dhunimit dhe veprat tjera penale kundër integritetit seksual sipas Kodit Penal të Kosovës me komentar. Prishtinë: AAB-Riinvest.
ISBN: 978-9951-494-23-6,
9951494234
OCLC: 1384449671 |
WorldCat
Jonuzi-Shala, V. (2013). Procesi i kodifikimit dhe Kodi i ri penal i Republikës së Kosovës. Thesis Kosova, 1(1): 53-75.
CORE |
WorldCat
Jonuzi-Shala, V. (2015). Ndikimi i shprehjeve të huaja në Kodin penal dhe në Kodin e procedurës penale të Republikës së Kosovës. Thesis Kosova, 2(1): 71-82.
CORE |
WorldCat
Jonuzi-Shala, V. (2019). E drejta penale – Pjesa e përgjithshme. Prishtinë: Kolegji AAB.
ISBN: 978-9951-494-89-2,
9951494897
OCLC: 1346253445 |
WorldCat
Jonuzi-Shala, V. (2020). Forced Sterilization According to the Criminal Code of the Republic of Kosovo: Origin and Figure of the Criminal Offense. Thesis Kosova, 9(1): 81-108.
Link |
DOAJ |
EBSCO |
WorldCat
Jonuzi – Shala, V. (2023). Lessons to be Learned about Suicide Numbers in Kosovo: Comparative Aspect and Discrepancy Between Police Reports and Official Data. Pakistan Journal of Life and Social Sciences, 21(1): 439-450.
DOI |
Scopus |
EBSCO |
WorldCat
Jonuzi – Shala, V. (2024). Kosovo Sui Generis: Criminal Act “Inducing Sexual Acts by False Promise of Marriage” and the 2019 Criminal Code. Pakistan Journal of Criminology, 16(1): 17-28.
DOI |
SSRN |
Scopus |
WorldCat
Jonuzi – Shala, V., & Shala, H. (2024). Convicted Women in the Republic of Kosovo 2003–2019: The volume, dynamics, and structure of criminal acts in comparative aspekt. Pakistan Journal of Criminology, 16(2): 797–812.
DOI |
SSRN |
WorldCat
Jonuzi – Shala, V., & Shala, H. (2024). Kosovar Attitudes towards Homosexuality and Lesbianism and the Legalisation of Same-Sex Civil Unions. Pakistan Journal of Life and Social Sciences, 22(2): 15493–15509.
DOI |
SSRN |
Scopus |
WorldCat
Konferencat
Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala ka pasur prezantime individuale në këto konferenca ndërkombëtare:
Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala në bashkëpunim me Zyrën e BE në Prishtinë
(Europe House Kosovo) në dhjetor të vitit 2022
ka mbajtur një Masterclass të titulluar “Analizimi i sundimit të ligjit”,
në bashkëpunim mes Pomilio Blumm SRL & Europe House Prishtina.
Link
Interesimet personale
Prof. Ass. Dr. Vjosa Jonuzi – Shala është pianiste dhe skiatore e mirë. Është e martuar,
ka dy fëmijë dhe është gjyshe e tri mbesave. Jeton në vendlindje.