Zija Rexhepi

Prorektor për Administratë – udhëheq shërbimet për menaxhimin e studentëve si dhe sektorë të tjerë brenda Kolegjit AAB.

U lind në Preshevë. Studimet master në fushën e Komunikimit dhe Gazetarisë i ka mbaruar në Prishtinë, ndërsa tani vazhdon studimet doktorale në fushën e Shkencave të Komunikimit në Tiranë.

Në Kolegjin AAB është inkuadruar që nga themelimi i këtij institucioni. Këtu ka ardhur nga fusha e medias, ku ka bërë përvojë si gazetar e redaktor në redaksitë informative të televizioneve kombëtare të Kosovës. Fillimisht ka qenë i angazhuar si zyrtar i Zyrës për Informim dhe më pas në krye të Shërbimit të Studentëve.

INSTITUTI AAB
APLIKO