Pesë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike punësohen në kompaninë SOZO Management

27 Nëntor 2023
The five students of the Faculty of Computer Sciences are employed in the SOZO company

Studentë nga viti i dytë dhe i tretë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB kanë filluar të shënojnë sukseset e tyre në karrierë ende pa diplomuar.

Ardit Curri, Engjëll Limani, Vanesa Topalli, Edmond Bërbatovci dhe Lendrit Berisha janë 5 shembujt më të mirë që nënvizojnë shpërblimin e angazhimit që tregojnë studentët gjatë rrugëtimit akademik të nisur.

Të pestë janë punësuar në pozita të ndryshme në kompaninë SOZO. Vanesa dhe Engjëlli punojnë në pozitën Front End Programmer, kurse Arditi, Edmondi dhe Lendriti në pozitën Back End Programmer.

Ndërsa lidhjet e studentëve të Kolegjit AAB në tregun e punës çdo ditë bëhen edhe më të lehta, dëshmohen puna dhe studimet cilësore që zhvillohen në institucion.

Share: