“Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve”, shënon përfundimin e “Programit Dimëror 2023” nga QAPI

24 Shkurt 2023
"Planning and project management", marks the end of the "Winter Program 2023" by QAPI

Me temën “Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve (pilotimi)”, nga trajnerja Ilirjana Geci, kanë përfunduar trajnimet për zhvillimin profesional të personelit si pjesë e “Programit Dimëror 2023”, të organizuar nga QAP.

Trajnimi dyditor ndërlidhej me rritjen e kapaciteteve të stafit akademik të Kolegjit AAB, në inicimin dhe hartimin e projekt propozimeve për aplikimin në programe sponsorisuese nga burime të ndryshme si qeveria, industria, fondacionet institucionet dhe nisma ndërkombëtare.

Në ditën e dytë të trajnimit ishin trajneret Erëza Mehmeti dhe Qëndresa Kukaj, të cilat për pjesëmarrësit theksuan rëndësinë që ka bashkëpunimi me Zyrën për Zhvillimin e Projekteve të Kolegjit AAB, duke adresuar iniciativat e ndryshme që ata kanë.

Ky trajnim do pasohet me disa trajnime tjera edhe më të avancuara, por edhe me një punëtori për hartimin e projekteve.

Share: