Poliklinika AMD mirëpret për vizitë studentët e Kolegjit AAB

21 Maj 2022

Është realizuar vizitë në qendrën diagnostike më moderne në vend, AMD, nga studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB. Studentët përveç që patën rastin të shohin infrastrukturën dhe pajisjet më të avancuara mjekësore, atyre ju ofrua falas vizitë te mjeku familjar si dhe hemogram.

Kjo poliklinikë ka 15 departamente me një hapësirë 2500 m2 dhe përfshin një gamë të gjerë të shërbimeve mjekësore duke filluar nga Mjekësia Familjare, Kardiologjia, Gjinekologjia, Neurologjia, Endokrinologjia, Pulmologjia, Gastroentrologjia, Pediatria, Urologjia, Radiologjia, Stomatologjia, Laboratori Molekular, Biokimik, Mikrobiologjik.

Share: