Praktika profesionale “Anglishtja nga unë te ti” zyrtarizohet me marrëveshje bashkëpunimi

9 Mars 2020

Fakulteti i Gjuhës Angleze dhe SOS Fshatrat Prishtinë, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit të praktikës profesionale “Anglishtja nga unë te ti”. Ky program u mundëson studentëve të vitit të tretë të këtij fakulteti që të ofrojnë kurse të gjuhës angleze për fëmijët të cilët janë pjesë e skemës përfituese të Fshatit SOS.

Tashmë ka nisur cikli i parë tre-mujor i implementimit të programit, ku 40 studentë të gjuhës angleze, kanë filluar mësimdhënien se gjuhës angleze për rreth 140 fëmijë në ambientet e SOS Fshatrave në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë. Cikli i dytë i kurseve do të përfshijë 40 studentë të tjerë për të njëjtit fëmijë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Aida Alla, dekane e Fakultetit të Gjuhës Angleze, dhe Nezahat Ramadani Salihu, drejtoreshë rajonale e SOS Fshatrave.

Share: