Procesi i menaxhimit të pandemisë te grupmoshat e ndryshme

26 Maj 2021

Në kuadër të trajnimeve të organizuara nga Kolegji AAB në bashkëpunim me Universitetin ”DOKUZ EYLÜL” në Turqi, ju njoftojmë mbi aktivitetin e radhës i cili është i paraparë të mbahet me datën 03.06.2021.

Ky trajnim i cili është thelbësor dhe i fokusuar në edukimin e vazhdueshëm profesional, si i tillë është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

-Pjesëmarrësit aktivë do të vlerësohen me 8 pikë,
-Pjesëmarrësit pasivë do të vlerësohen me 6 pikë.

Tematika pasqyruese e këtij trajnimi do të jetë: ”Procesi i menaxhimit të pandemisë te grupmoshat e ndryshme’’.

Të gjithë të interesuarit, regjistrimin mund ta bëjnë në Fakultetin e Infermierisë, në Kolegjin AAB apo duke dërguar të dhënave personale në email adresën: [email protected]

Koha e mbajtjes së trajnimit të paraparë, do të jetë nga ora 12:30, kurse forma e realizimit të këtij trajnimi do të jetë online përmes platformës ZOOM.

Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes në këtë trajnim, mund të na kontaktoni:

Nr.tel: +383(0) 45-100-892

Share: