Prof.Arianit Maraj ligjëroi për studentët e Universitetit SMK të Lituanisë

16 Prill 2021

Në kuadër të programit Erasmus+ Programme për mobilitetin e stafit akademik, prof.Arianit Maraj i cili është pjesë e stafit akademik në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në AAB, ishte pjesë e shkëmbimit akademik në Universitetin SMK, me seli në Vilnius të Lituanisë.

Prof.Maraj, zhvilloi një ligjëratë për studentët e vitit të dytë të Programit Multimedia, Lojëra Kompjuterike dhe Animacion, me temën: Edukimi për Sigurinë Kibernetike në vendet në zhvillim.

Ai e vlerësoi si një përvojë shumë të mirë këtë shkëmbim, ndërsa falënderoi Kolegjin AAB për përkrahjen e vazhdueshme ndaj stafit akademik në ngritjen profesionale dhe akademike të tyre.

AAB do të vazhdojë me aktivitete të këtilla ndërkombëtare, për stafin akademik por edhe për studentët, në kuadër të programeve të tilla për shkëmbim.

Share: