Prof. Arlinda Memetaj përfaqëson Kolegjin AAB në Akademinë Botërore për Shkencë, Inxhenieri dhe Tekonologji

26 Dhjetor 2017

Arlinda Memetaj, profesoreshë në Fakultetin e Administratës Publike në Kolegjin AAB, ishte e vetmja pjesëmarrëse nga Ballkani – Kosovë, nga gjithsej 170 vende të ndryshme të botës në WASET (World Academy of Science, Enginering and Technology – Akademia Botërore për Shkencë, Inxhinieri dhe Teknologji) në Konferencën e 19-të ndërkombëtare mbi Inovacionin Qeveritar dhe Administrativ Publik në Stamboll, Turqi.

Memetaj si përfaqësuese e Kolegjit AAB – Prishtinë, prezantoi temën “Drejt një sistemi efektiv të drejtësisë administrative në Kosovë”.

Share: