Prof. Dr. Silvia Pezzoli nga Universiteti i Firences mbajti ciklin e parë të ligjëratave për AAB-në

16 Tetor 2020

Profesoresha nga Universiteti i Firences, Silvia Pezolli, mbajti sot një punëtori gjysmëditore me doktorantët dhe kërkuesit e rinj shkencorë të Kolegjit AAB.

Tema e kësaj punëtorie ishte “Të shkruarit e artikullit shkencor: specifikat dhe shmangia nga mosbotimi”.

Në këtë trajnim u diskutuan çështje të shumta metodologjike dhe specifikat që duhet të ketë parasysh autori gjatë hartimit të një artikulli shkencor, me qëllim që të shmangë refuzimin nga filltri i parë dhe më pas nga recensioni si filtër përfundimtar para publikimit. Problemi i zgjedhur shkencor, struktura e artikullit, shqyrtimi i litetraturës me bibliografi nga vitet e fundit, metodologjia, diskutimet dhe implikimet, sipas prof. Pezzolit, janë elemente mjaft të rëndësishme të cilat artikullshkruesi pasi t’ i ketë parë një herë me kujdes, duhet t’ u rikthehet për t’ i rishikuar ato me kujdes të shtuar.

Ky trajnim është në vazhdën e bashkëpunimit që Kolegji AAB ka vendosur me profesorë dhe universitete prestigjioze në Europë, ndërsa prof. Pezzoli do të vazhdojë si ligjëruese nga distanca për AAB-në edhe me tri ligjërata të tjera për studentët e bachelorit dhe masterit, të cilat do të realizohen gjatë muajit tetor dhe nëntor.

Share: