Prof. Erjona Rebi nga Tirana mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik

28 Mars 2022

Fakulteti Ekonomik priti Prof. Erjona Rebi nga Tirana për një ligjëratë speciale për studentët e këtij fakulteti. Prof. Erjona Rebi ka përvojë shumëvjeçare institucionale dhe akademike si dhe është bashkautore e librit ‘Menaxhimi Bankar dhe Rregullativa’.

Në ligjëratën e saj, znj. Rebi theksoi rëndësinë që kanë besimi, pasiguria dhe sjellja psikologjike për sektorin financiar, duke e bërë analizën e këtij sektori sa sfiduese ashtu edhe atraktive, pavarësisht zhvillimit të madh që mund të pësojnë instrumentet financiare në shërbim të nevojave të agjentëve ekonomik.

Në bashkëbisedim me studentët u trajtuan edhe disa aspekte tjera të rëndësishme të krizave financiare, të cilat duhen parandaluar dhe menaxhuar me kujdes në përputhje me kushtet makroekonomike, sjelljen dhe besimin e publikut dhe duke nxjerr përfundimin se nuk ekziston një recetë shëruese që mund të aplikohet për secilin vend.

Në fund të ligjëratës, Prof. Rebi përshëndeti organizimin dhe studentët, në ndërkohë që së bashku me menaxhmentin e fakultetit premtuan organizime dhe bashkëpunime të tjera.

Share: