Gjatë këtyre ditëve prof. Shyqeri Nimani, ish- dekan në Kolegjin AAB, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në temën “Gjendja e praktikës dhe arsimit në rajonin e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme”, të mbajtur nga anëtarët e organizatës ”Shkollat e Arkitekturës dhe të Urbanizmit në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme” (SAUMME), në Stamboll të Turqisë, dhe të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit të Universiteti Bahçeşehir.
Gjatë punimeve të konferencës janë diskutuar një varg të temave të ndryshme si për statusin e shkollave përkatëse- departamenteve që përfshijnë profilin e përgjithshëm, numri i studentëve, stafi i fakulteteve, historia e departamentit dhe evolucioni, aspektet kryesore të programit mësimor (curruculum), marrëdhëniet me praktikën dhe shoqëritë civile, sfidat me të cilat përballen departamente- shkollat dhe këndvështrimi për rolin e shkollave përkatëse në formësimin e të ardhmes së SAUMME.
“ Përveç që konferenca u kurorëzua me sukses të plotë, forumi i themelueseve vendosi që takimi i radhës të mbahet vitin e ardhshëm po në tetor në njërin nga institucionet themeluese, me pjesëmarrjen edhe të disa studentëve të dalluar nga të gjitha vendet pjesëmarrëse”, ka thënë prof. Shyqeri Nimani.
Anëtarët themelues të SAUMME-së janë një varg studiuesish nga vende e ndryshme të botës , kurse Republikën e Kosovës e përfaqëson prof. Shyqri Nimani, ish- dekan në Kolegjin AAB, kurse 10 anëtarët tjerë nga e mbarë bota janë si: prof. Hossein Sadri- dekan i Fakultetit të Arkitekturës- Dizajnit dhe Arteve të Bukura, Universiteti Amerikan Girne, Qiproja Veriore; prof. Omar Hattabi- dekan i Kolegjit të Arkitekturës, Universiteti i Kuwaitit, Kuwait; prof. Ibtihal El-Bastawissi- dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Arkitektonike, Universiteti Arab i Bejrutit, Liban; prof. Mohammad Mehdi Azizi – dekan i Kolegjit të Arteve të Bukura, Shkolla e Planifikimit Urban, Universiteti i Teheranit, Iran; prof. José Manuel Pagés Madrigal – Departamenti i Dizajnit Urban, Shkolla e Arkitekturës, Universiteti i Genoas, Itali; prof. Sahar Attia – dekane e Departamentit të Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë, Universiteti i Kairos, Egjipt; prof. Xhihadi Awad – dekan i Inxhinierisë Arkitektonike, Universiteti Ajman i Shkencës dhe Teknologjisë, Emiratet e Bashkuara Arabe; prof. Anastasios Tellios, Shkolla e Arkitekturës, Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi; prof. Sema Soygenis – dekane e Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit, Bahçeşehir University, Stamboll, Turqi.
Organizata SAUMME është iniciuar për t’u bërë platformë prijatare e shkëmbimit të diturive mes shkollave të arkitekturës dhe të dizajnit në rajonin e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme, si dhe një urë mes arsimimit dhe praktikës.
Pjesëmarrja prof. Shyqeri Nimanit, në konferencën ndërkombëtare në temën “Gjendja e praktikës dhe arsimit në rajonin e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme”, u mbështetë nga Kolegji AAB.