Profesorë nga Danube University me vizitë treditore në Kolegjin AAB

7 Prill 2022

Në kuadër të projektit “APPEAR” dy profesoresha nga Danube University realizuan vizitë në datat 4, 5 dhe 6 prill në Kolegjin AAB. Gjatë këtyre ditëve, Monika Kil dhe Sonja Brachtl u mirëpritën nga Rektori i Kolegjit AAB Prof. Bujar Demjaha, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Hysen Kasumi, zv. Rektori Shemsedin Vehapi dhe drejtoresha për zhvillim të projekteve Prof. Ilirjana Geci.

Ato vizituan hapësirat dhe ofrimin e kushteve të mësimit në Kolegjin AAB. Sipas agjendës u realizua vizitë në kampusin e komunës së Ferizajt ku u pritën nga stafi drejtues. Prof. Monika dhe prof. Sonja më pas zhvilluan edhe një ligjëratë në kuadër të “APPEAR” për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Vizitën e përmbyllën me takimin përshëndetës nga rektori i Kolegjit AAB, prof. Bujar Demjaha.

Share: