Profesoresha Burcu Sarsilmaz Cosan nga Universiteti Koç nis vizitën në Kolegjin AAB në kuadër të shkëmbimit të stafit

24 Shtator 2024

Një javë përplot takime, diskutime dhe aktivitete të ndryshme ka filluar profesoresha Burcu Sarsilmaz Cosan nga Universiteti Koç në Stamboll, në kuadër të mobilitetit të stafit. Ajo në vizitën e parë të saj në Kolegjin AAB u takua me drejtoreshën e Zyrës së Projekteve Ilirjana Geci, zyrtaren Erëza Mehmeti, profesorët Eriona Ajvazi, Engin Melekoglu dhe drejtoreshën e QAPI-t Diana Qarkaxhija.

Gjatë takimit profesoresha Cosman shprehu falënderime dhe mirënjohje për AAB’në, ndërsa nda informacione rreth universitetit Koç, përfshirë partneritetet, programet, zyret, studentët etj.

Edhe anëtarit e stafit të Kolegjit AAB që ishin të pranishëm, folën për çështje të rëndësishme që ndërlidhen me jetën akademike në përgjithësi. Ata gjithashtu shprehën gatishmërinë për pjesëmarrje të përbashkët në projekte të ndryshme, organizime të aktiviteteve për studentët, stafin, si dhe metoda tjera bashkëpunimi.

Share: