Profesoresha e Kolegjit AAB ftohet për vizitë nga Fakulteti i Stomatologjisë në Universitetin e Denver – Colorado

26 Prill 2024
The professor of AAB College is invited to visit by the Faculty of Dentistry at the University of Denver - Colorado

Profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë Mimoza Selmani, ka zhvilluar një vizitë disaditore me ftesë të Universitetit Denver në Colorado të SHBA-ve, ku zhvilloi takime të shumta me stafin akademik dhe drejtuesit e institucionit.

Ajo vizitoi Fakultetin e Stomatologjisë në këtë universitet ku u prit nga dekanja Denise Kassebaum, Dr. Daniel Wilson kryetar i departamentit  Stomatologji Restauruese dhe Dr. Craig Shellhart kryetar i departamentit Ortodonci dhe Ortopedi Dentofaciale.

Gjatë vizitave të saj profesoresha Selmani bisedoi për mundësi të ndryshme bashkëpunimi, që përfshijnë projektet shkencore dhe iniciativat kërkimore. Gjithashtu përcolli nga afër punën dhe shërbimet praktike të studentëve dhe stafit akademik në pjesët paraklinike dhe klinike specialistike (Departmentin e Ortodoncisë, Kirurgjisë Orale dhe Protetikës).

Share: