Profesoresha e Kolegjit AAB prezanton projektin shkencor në Kongresin Evropian të Ortodoncisë në Norvegji

19 Qershor 2023
Faculty of Stomatology at AAB College

Profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë të Kolegjit AAB, Mimoza Selmani, ka marrë pjesë në Kongresin Evropian të Ortodoncisë që u mbajt në Oslo të Norvegjisë ku prezantoi projektin e saj shkencor. Projekti me titullin “Roli i dimensioneve të harkut dhe molareve të tretë në dendësinë e harkut mandibular”, u prezantua nga profesoresha Selmani në kongresin që u organizua nga Shoqata Evropiane e Ortodoncisë me ekspertë nga Evropa dhe mbarë bota.

Këtë vit kongresi trajtoi temën “Praktika ortodontike e bazuar në dëshmi  – a jemi ende atje?”, duke synuar ofrimin e ideve, strategjive dhe taktikave të reja që ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën se si bëjnë menaxhimin profesionistët e shquar në stomatologji dhe ortodonci.

Profesoresha Mimoza Selmani ka pasur gjithnjë për bazë të studimeve shkencore zbulimin e hershëm dhe trajtimet ortodontike. Madje modelet e saj themelore profesionale dhe shkencore tani zbatohen edhe në Fakultetin e Stomatologjisë të Kolegjit AAB ku ajo ligjëron.

Share: