Profesoresha Magdalena Rekść nga Universiteti i Lodz, Poloni, po qëndron në AAB në kuadër të Programit për Shkëmbim Erasmus+

25 Maj 2021

Në kuadër të Programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit akademik, dhe marrëveshjes për bashkëpunim me Universitetin e Lodz nga Polonia, në Kolegjin AAB po qëndron për vizitë profesoresha Magdalena Rekść.

dr hab. Magdalena Rekść në cilësinë e profesorit vizitor gjatë qëndrimit njëjavor në Kolegjin AAB do të zhvillojë një seri ligjëratash me studentët e vitit të tretë dhe të katërt të Fakultetit Juridik.

Rekść është pjesë e Departamentit të Metodologjisë së Kërkimit Politik dhe Parashikimit Politik të Universitetit të Lodz (WSMiP), dhe sekretare në Qendrën Shkencore dhe Kërkimore të Universitetit të Lodz “Ballkani në fund të shekullit 20/21”.

Ajo ka botuar dhjetëra artikuj shkencorë dhe ka marrë pjesë në konferenca të rëndësishme shkencore.

Është anëtare e Komitetit për Studime Ballkanike të Akademisë Polake të Shencave dhe anëtare e Shoqatës Shqiptaro-Polake dhe Kosovaro-Polake.

Share: