Profesoresha nga Danube University mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

16 Maj 2023
The professor from Danube University holds a lecture for the students of AAB College

Prof. Dr. phil.habil. Monika Kil nga Danube University ka zhvilluar ligjëratë me studentët e vitit të tretë nga Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB. Ajo shkëmbeu përvojën e saj në lidhje me edukimin e brezave të shoqërisë dhe se si funksionon sistemi edukativ nga universiteti në të cilin ligjëron. Kil pati një moto të cilën e ndau me studentët “Asnjëherë mos ndaloni së mësuari”, duke iu treguar se sa e rëndësishme është kjo dhe se si do iu shërbej në të ardhmen.

Studentët që ishin në numër të madh patën pyetje për profesoreshën Kil ndërsa treguan se si planifikojnë të realizojnë profesionin që kanë zgjedhur në edukimin e gjeneratave të reja, në veçanti fëmijëve.

Share: